Politike

Rezultati i Metës në zgjedhje/ Kryemadhi: Nuk shoh përgjegjësi, s’kam qenë lidere e fushatës së tij

Monika u shpreh se nuk sheh përgjegjësi të madhe dhe s’kam qenë lidere e fushatës. 

29 Maj 2025, 12:18 Nga E. D
Rezultati i Metës në zgjedhje/ Kryemadhi: Nuk shoh
Monika Kryemadhi

TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, para nisjes së Kuvendit ka komentuar me gazetarët rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit, ku ajo dhe Ilir Meta nuk mundën të fitonin një mandat për të qënë pjesë e Parlamenteti të ri. E pyetur për humbjen e Metës, Kryemadhi tha se nuk ka përgjegjësi për këtë rezultat. Monika u shpreh se nuk sheh përgjegjësi të madhe dhe s’kam qenë lidere e fushatës. 

Monika Kremadhi: Karrigia e Parlamentit nuk është as e Monikës e as e dikujt tjetër, por është e lëvizshme dhe vazhdon të lëvizi. Të vetmen keqardhje që kam është se njerëzit ndihen shumë më të varfër, largohen çdo ditë e më shumë, janë shumë më të pakënaqur, por kur vjen puna, u dalin votat te kutia me shumicë në favor në qeverisë.

Pyetje: Keni keqardhje për Ilir Metën?

Monika Kremadhi: Patjetër!

Pyetje: Keni përgjegjësi për humbjen tij, sepse keni bërë dhe fushatën për të?

Monika Kremadhi: Nuk shoh ndonjë përgjegjësi të madhe, unë nuk kam bërë dhe nuk kam qenë liderë e fushatës së tij, unë kam qenë një nga personat që kërkonte votë për Ilir Metën.

monika kryemadhi

Sondazh

Poll