Politike

"Po tentojnë të mbulojnë farsën e 11 majit!" Berisha: Sipas OSBE-ODIHR mediat kryesore, të renditura me qeverinë

Ai shtoi se kjo përpjekje u bë duke përdorur segmente të krimit, duke përdorur të gjitha format dhe nuk jepet, sipsas tij, e vërteta e farsës.

29 Maj 2025, 13:49 Nga M.B
"Po tentojnë të mbulojnë farsën e 11 majit!"
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka marrë pjesë sot në një konferencë për shtyp ku tha se sipas OSBE-ODIHR mediat kryesore janë të renditura me qeverinë. Berisha tha se këto media po tentojnë të mbulojnë farsën e 11 majit. Ai shtoi se kjo përpjekje u bë duke përdorur segmente të krimit, duke përdorur të gjitha format dhe nuk jepet, sipsas tij, e vërteta e farsës.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Farsa elektorale 11 maj 2025, u bazua në një industri mafioze, të vërtetë, të manipulimit, falsifikimit, të votës së shqiptarëve në Shqipëri dhe në diasporë. U bazua në presionin e jashtëzakonshëm të karteleve të drogës më të mëdha në Europë si, kartelet Poja apo Troplini, Çela, Bajri dhe organizata terroriste ‘Hakmarrja për drejtësi’ dhe shumë grupe të tjera kriminale.
Por veprimtarinë e tyre kriminale, në votën e diasporës e ushtruan zyrtarë të qeverisë dhe ata arritën duke shkelur kontratën, duke shkelur rregullore, të shtetërojnë, të marrin në duart e tyre të zeza, një proces themelor, kushtetues që zhvillohej për herë të parë në historinë e vendit.

Unë ju deklarova dje se kemi të dhëna të pafundme, dhe ato do ti paraqesim para jush dhe shqiptarëve, në mënyrë që edhe shqiptari i fundit të ketë të qartë se çfarë farse e shëmtuar u zhvilluar në 11 maj. Problemi është se 11 maj, siç thekson dhe raporti i OSBE-ODIHR, mediat kryesore të vendit ishin të renditura në anën e farsës, në anën e qeverisë. Ndaj dhe ka një përpjekje që të mbulohet farsa me të gjitha mënyrat. Kjo përpjekje, duke përdorur segmente të krimit, duke përdorur të gjitha format dhe nuk jepet e vërteta e farsës.

sali berisha

Sondazh

Poll