Politike

Replika të ashpra në Kuvend/ Berisha-Gonxhes: Pusho, pusho! Spiropali i tërheq vëmendje: Kujdes! Vjen këtu pas humbje tënde dëshpëruese

Në një moment Berisha iu drejtua ministit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit duke i thënë "ai është Blendi Xhabafti".

29 Maj 2025, 12:16 Nga M.B
Replika të ashpra në Kuvend/ Berisha-Gonxhes: Pusho, pusho! Spiropali
Sali Berisha

TIRANA- Nuk kanë munguar tensionet në seancën e parë plenare në Kuvend pas zgjedhjeve të 11 majit. Kryedemokrati Sali Berisha teksa fliste nga foltorja ka akuzuar qeverinë si të lidhur me bansat e krimit. Në një moment Berisha iu drejtua ministit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit duke i thënë "ai është Blendi Xhabafti".

"Të dashur qytetare dhe qytetarë, ai që shihni aty, ai ndërroi mbiemrin. Ai tani quhet Blendi Xhabafti. Ai është Blendi Xhabafti, një bandit më i keq, më i rrezikshëm se Robert dhe Alfred Xhabafti. Ja, ky është! Ai është njëlloj si ti, se edhe ti erdhe si Spiropali dhe përfundove si Spirogjoka", tha Berisha.

Ky i fundit u ndërpre nga kryepalamentarja Elisa Spiropali e cila i tha se ai "vjen në Kuvend pas humbjes dëshpëruese".

"Si mund të vish këtu pas humbjes tënde dëshpëruese. Edhe sot po e përmbyll me turp si gjithnjë", tha Spiropali.

 

sali berisha

Sondazh

Poll