Politike

Berisha: Ata që vijnë në shtator këtu nuk janë deputetë, por përfaqësues të një farse të shëmtuar elektorale

Kryedemokrati theksoi se ata që do të vinë në shtator nuk janë deputetë të vërtetë, por figura të krijuara nga një proces zgjedhor që nuk e ka parë vendi kurrë.

29 Maj 2025, 12:31 Nga E. D
Berisha: Ata që vijnë në shtator këtu nuk janë
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shprehur shqetësimin e tij për përbërjen e Kuvendit të ri, duke e cilësuar si një përfaqësues të një "farse elektorale" të shëmtuar. Kryedemokrati theksoi se ata që do të vinë në shtator nuk janë deputetë të vërtetë, por figura të krijuara nga një proces zgjedhor që nuk e ka parë vendi kurrë.

"Njëlloj, kanë një votë gjithsej. Ata janë një. Mos e pyet se kush vjen aty. Nuk janë deputetë, janë përfaqësues të një farse të shëmtuar elektorale që nuk e ka parë vendi kurrë. Të gjitha format e qëndresës janë të pranueshme. Sot me drejtuesit politikë kemi çështje krejtësisht teknike. Sot i gjithë takimi është për finalizimin sa më shpejt të raportit", tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll