Sport

Suso më në fund largohet nga Milani, klubi spanjoll “shpik” formulën e duhur!

23 Janar 2020, 17:28 Nga DOSJA
Suso më në fund largohet nga Milani, klubi spanjoll

Suso duket se është në “vyshkje” e sipër te Milani. Cilësitë e tij nuk janë si ato që shfaqte me lehtësi te Milani dhe këtë sezon nuk i ka përmbushur pritshmëritë e kuqezinjve.

Sulmuesi anësor është në vitrinën e merkatos, por me një kusht: nuk pranohen huazimet.

Corriere dello Sport shkruan se “Djalli” do shitjen përfundimtare të 26-vjeçarit dhe deri tani Sevilla është klubi më serioz me ofertën e paraqitur.

Andaluzianët e duan spanjollin në huazim 18-mujor me detyrim blerjeje. Pra, ata nuk vendosin në fund a duhet apo jo ta blejnë, por e kanë me detyrim të paguajnë një shifër, porsa të mbarojë huazimi.

Ish-lojtari i Liverpool-it vlen rreth 25 mln euro aktualisht, por shifra e transferimit të tij përfundimtar në La Liga do të përcaktohet në një mbledhje të dytë të klubeve respektive.

M.P. / Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport merkato milan suso merkato milan suso

Sondazh

Poll