Politike

Kryemadhi mbledh strukturat e LSI-së në Lezhë: Jeni përballur me grupe kriminale, kjo dekadë do sjellë ndryshime (VD)

23 Janar 2020, 17:00 Nga DOSJA
Kryemadhi mbledh strukturat e LSI-së në Lezhë: Jeni

LEZHË– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka mbledhur sot strukturat e partisë në Lezhë, ku ka folur edhe lidhur me aktualitetin politik në vend.

Në fjalën e saj, Kryemadhi tha se të gjithë u surprizuan nga marrëveshja mes opozitës dhe maxhorancës për Refomën Zgjedhore por premtoi se do t’u ofrojnë shqiptarëve zgjedhje të lira. Më tej ajo është shprehur se 2020 do të jetë viti i shpresës dhe se kjo dekadë do të sjellë ndryshimin përfundimtar tek shqiptarët.

Ju jeni përballur me grupe kriminale me grupe klienteliste. Viti 2020, do të jetë viti i ndryshimit dhe shpresës. Kjo dekadë do të bëjë ndryshimin përfundimtar për Shqipërinë. Lezha ka gjithçka dhe duhet të lulëzonte. Në fakt Lezha çdo ditë e më shumë po braktiset nga të rinjtë dhe të rejat dhe është kapur peng nga krimi. Shpopullimi i Shqipërisë është këmbanë alarmi. Tokat e Lezhës po lihen të papunuara për shkak të politikës diskriminuese. Shteti nuk mbështet bizneset por kthehet në armikun e tyre. Nga marrëveshja për Reformën Zgjedhore të gjithë u habitën. Kishim dakordësim për t’u përballur me krimin e organizuar. Do t’i japim shqiptarëve zgjedhje të lira dhe të ndershme”-tha Kryemadhi.

Mw tej kryetarja e LSI, shpwrndau dhe kartat e anwtarwsimit pwr disa tw rinj nw kwtw qytet, ku mes tyre ishte dhe djali i ish-deputetit Gjovalin Kadeli. 

(k.m. dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike kryemadhi me strukturat ne lezhe monika kryemadhi kryemadhi me strukturat ne lezhe monika kryemadhi

Sondazh

Poll