Politike

Festa e fitores së PS-së/ Berisha: Dje Rama shqiptar takoi bashkëpunëtorët dhe i kërcënoi me SPAK-u si kërbaç

Ai shtoi se i djeshmi ishte një takim mortor, dhe e tillë, sipas tij, ishte festa e asaj që e konsideron si farsë elektorale.

27 Maj 2025, 12:21 Nga M.B
Festa e fitores së PS-së/ Berisha: Dje Rama shqiptar takoi
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Parisë Demokratike Sali Berisha ka marrë pjesë sot në një konferencë për shtyp ku tha se dje në festën e fitores së PS-së, kryeministri Edi Rama takoi bashkëpunëtorët dhe i kërcënoi me SPAK-u si kërbaç. Berisha tha se Rama SPAK-un nuk ua tregoi vetëm atyre, por padronëve të tyre të vërtetë që i nxorën në lista. Gjithashu ai shtoi se i djeshmi ishte një takim mortor, dhe e tillë, sipas tij, ishte festa e asaj që e konsideron si farsë elektorale.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Dje pasdite, siç e panë shqiptarët, u zhvillua para syve të tyre, një takim në të gjithë përmasat e tij, tiparen dhe frymën, sikur Toto Rina takonte bashkëpunëtorët e tij. Ky takim, në të cilin nga analiza e fytyrave, ju nuk do gjeni dot asnjë buzëqeshje, asnjë lëvizje koke, asnjë reagim, sikur të ishte një takim mortor, dhe i tillë ishte festa e farsës elektorale.

Ky takim me narkodeputetët e tij, me përfaqësuesit e bandave më të rrezikshme të Shqipërisë, rajonit dhe Europës, karteleve të drogës, kartelit Troplini, Arkend Ballën, Ani Dyrmishin, Drazhin, etj, Sara Milen dhe grupin e kartelit të Elbasanit, përfaqësuesit e Shytëve, Julianit të Pashakos, Renato Salihit dhe Arben Qimes, përkatësisht Klosi, tezaku apo jotezaku, kush i merr vesh ato, i Belindës, Klodian Jahja, Koreshi dhe përfaqësues të tjerë të Bajrëve, të Tukut, përkatësisht Shkodër dhe Lezhë, Tërmet Peqëve dhe shumë përfaqësuesve të tjerë të botës së krimit.

Në këtë takim, Edi Rama u tha shqiptarëve se kërbaçi i tij është Spaku. Lëvizët, po deshët, u tha atyre, ja ku e keni Spakun që është në duart e mia, duke e ditur se ata janë një seri përfaqësuesish të krimit. Ai Spakun nuk ua tregoi vetëm atyre, por padronëve të tyre të vërtetë që i nxorën në lista. Edhe Enver Hoxha një takim të tillë kërcënues vështirë se do ta arrinte. Ai foli për Altinin, njëlloj si Enveri për Arianitin. Pra, shqiptarët mësuan se farsa elektorale prodhoi një narkoparlament, i cili nisi ditën mbledhjen pa hyrë akoma në sallë, duke vishkulluar me Spakun si kamxhik të tij.

sali berisha

Sondazh

Poll