Politike

"Farsë elektorale!" Berisha: Ka vetëm një rrugë, largimi i Ramës, qeveri teknike dhe përsëritje zgjedhjesh

Berisha tha se Rama po paguan shuma të jashtëzakonshme për ta ndryshuar raportin e komunitetit ndërkombëtar me telefonata.

27 Maj 2025, 12:24 Nga M.B
"Farsë elektorale!" Berisha: Ka vetëm një rrugë,
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Parisë Demokratike Sali Berisha ka marrë pjesë sot në një konferencë për shtyp ku tha se pas rezultatit në zgjedhje ka vetëm një rrugë, largimi i Ramës, qeveri teknike dhe përsëritje zgjedhjesh. Berisha tha se Rama po paguan shuma të jashtëzakonshme për ta ndryshuar raportin e komunitetit ndërkombëtar me telefonata. Ai shtoi se raporti do të jetë pasqyra më e vërtetë e zgjedhjeve.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Për sa u përket etiketave që përdori Edi Rama, unë i them kaq, që e ka futur vendin në një fazë të re si kurrë më parë në 32 vite. Dhe e garantoj se mijëra, mijëra shqiptarë, që e kanë tashmë të qartë se kanë tek Edi Rama armikun e betuar të votës së lirë, nuk do ia falin atij kurrë këtë farsë elektorale.

Sikundër shpreh bindjen dhe besimin tim se raporti i komunitetit ndërkombëtar, kundër të cilit Edi Rama po paguan shuma të jashtëzakonshme për ta ndryshuar, telefonata të pafundme, por nuk do t’ia arrijë.

Raporti do të jetë pasqyra më e vërtetë e kësaj farse, për të cilën edhe njëherë, fjalën do e kenë shqiptarët. Ka vetëm një rrugë, largimin e Edi Ramës, qeveri teknike dhe përsëritjen e zgjedhjeve. Asnjë alternativë tjetër nuk shpëton shqiptarët nga farsa elektorale e instaluar në Shqipëri.

sali berisha

Sondazh

Poll