Politike

Ilir Meta nuk mori mandat në zgjedhje, Kryemadhi: E kam mbyllur atë hesap!

Kryemadhi tha se nuk dëshironte të komentonte dhe se e kishte mbyllur atë "hesap".

27 Maj 2025, 11:51 Nga M.B
Ilir Meta nuk mori mandat në zgjedhje, Kryemadhi: E kam mbyllur atë
Monika Kryemadhi

TIRANA-Deputetja aktuale e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi është pyetur nga gazetarët para SPAK në lidhje me situatën e zgjedhjeve pasi ish-bashkëshorti i saj Ilir Meta nuk arriti të merrte një mandat. Kryemadhi tha se nuk dëshironte të komentonte dhe se e kishte mbyllur atë "hesap".

“Nuk dua të komentoj më asnjë gjë për politikën! E kam mbyllur atë hesap”, tha ajo.

Më 11 prill 2025 Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi janë zyrtarisht të divorcuar. Pas 27 vitesh martesë me njëri-tjetrin, Gjykata e Tiranës e ka zgjidhur martesën e tyre, duke i ndarë.

Meta dhe Kryemadhi janë martuar në tetor të 1998 dhe nga martesa kanë tre fëmijë, Bora, Besar dhe Era Metaj. Padia për divorc ishte ngritur nga presidenti i PL-së, Ilir Meta.

monika kryemadhi

Sondazh

Poll