Politike

Rama takim me ministrin italian: Fatura e tërmetit 1 mld Euro. Di Maio: Shumë, por kam besim se do gjejmë një zgjidhje

23 Janar 2020, 09:21 Nga DOSJA
Rama takim me ministrin italian: Fatura e tërmetit 1 mld Euro. Di Maio:

Itali- Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ndodhet në Itali, ku ka zhvilluar një takim me ministrin e Jashtëm, Luigi Di Maio për konferencën e donatorëve që pritet të zhvillohet më 17 shkurt. Takimin me ministrin e Jashtëm Rama e ka publikuar në Facebook, ku mes tyre nuk mungojnë edhe bisedat.

“Raporti do të jetë gati për pak ditë por deri tani është përllogaritur rreth një miliard (euro)”,  dëgjohet të thotë Rama në video.

Ndërsa ministri italian shprehet se kjo shumë është e lartë, por shton se ka besim se do të gjendet një zgjidhje në Konferencën e Donatorëve.

Pak më vonë kryeministri shqiptar do të takohet me homologun e tij Giuseppe Conte. Mësohet se çështjet kryesore që pritet që të diskutohen në takim janë negociatat me BE-në dhe konferenca e donatorëve që pritet të zhvillohet më 17 shkurt.

Komisioni Evropian është solidarizuar me Shqipërinë, e cila po kalon momente tepër të vështira pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit. Lidhur me këtë situatë, KE ka vendosur të dhurojë 15 milionë euro për Shqipërinë, për të ndihmuar në rindërtimin e mijëra ndërtesave të shembura nga tërmeti. Gjithashtu presidentja e KE, Ursula von der Leyen ka shtuar se BE do të organizojë një konferencë të donatorëve për të ndihmuar Shqipërinë me rindërtimin, e cila pritet të zhvillohet më 17 shkurt.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike rama takim me conten rama vizitë në itali rama takim me conten rama vizitë në itali

Sondazh

Poll