Politike

Rama takim me kryeministrin Conte, diskutime për Konferencën e Donatorëve: Italia mike na mbështet!

23 Janar 2020, 09:42 Nga DOSJA
Rama takim me kryeministrin Conte, diskutime për Konferencën e

Tiranë- Kryeministri Edi Rama sapo është takuar me kryeministrin italian  Giuseppe Conte. Mësohet se çështja kryesore që po diskutohet në këtë është Konferenca e Donatorëve për tërmetin që pritet të zhvillohet më 17 shkurt.

“Me Kryeministrin, Giuseppe Conte, për mbështetjen e mëtejshme të Italisë mike në funksion të Rindërtimit, në vigjilje të Konferencës së Donatorëve më 17 shkurt në Bruksel”, shkruan Rama në Facebook, teksa publikon edhe video nga takimi.

Komisioni Evropian është solidarizuar me Shqipërinë, e cila po kalon momente tepër të vështira pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit. Lidhur me këtë situatë, KE ka vendosur të dhurojë 15 milionë euro për Shqipërinë, për të ndihmuar në rindërtimin e mijëra ndërtesave të shembura nga tërmeti. Gjithashtu presidentja e KE, Ursula von der Leyen ka shtuar se BE do të organizojë një konferencë të donatorëve për të ndihmuar Shqipërinë me rindërtimin, e cila pritet të zhvillohet më 17 shkurt.

J.V/Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike rama takim me conten rama takim me conten

Sondazh

Poll