Politike

"Kam besim në integritetin e tyre!" Berisha: Rama po bën çdo përpjekje për të ndërhyrë në raportin e vëzhguesve ndërkombëtarë

Ai shtoi se në tërësi në vendet e lira, vota është themel i shtetit ligjor, themel i lirive të njeriut.

24 Maj 2025, 12:56 Nga M.B
"Kam besim në integritetin e tyre!" Berisha: Rama po bën
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Parisë Demokratike Sali Berisha ka marrë pjesë sot në një konferencë për shtyp ku tha se kryeministri Edi Rama po bën çdo përpjekje për të ndërhyrë në raportin e vëzhguesve ndërkombëtarë. Berisha tha se ka besim te integriteti i vëzhguesve ndërkombëtarë. Ai shtoi se në tërësi në vendet e lira, vota është themel i shtetit ligjor, themel i lirive të njeriut.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Unë kam besim të madh në integritetin e vëzhguesve, profesionalizmin, kompetencën e tyre. Por ato që kam thënë janë absolutisht të vërteta. Janë bërë përpjekje monstruoze për t’u bërë presion shumë të madh pikërisht për asgjë tjetër përveçse për raportin që kanë shkruar.

Janë bërë ndërhyrje në nivelet më të larta me telefona dhe rrugë të ndryshme, por përsëri besimi im është i madh tek ata zyrtarë të mbledhur nga shumë vende, midis tyre edhe parlamentare të tre institucioneve kryesore ndërkombëtare, se Edi Rama nuk do mundet kurrë të diktojë dhe as të ndryshojë raportin e tyre, përkundrazi ne do e pasurojmë atë raport me qindra e qindra dokumente.

Dhe unë kam besim të madh sepse me të vërtetë ka njerëz për ët cilët vota nuk ka rëndësi, por këta janë një pakicë e pakicës së pakicës. Në tërësi në vendet e lira, vota është themel i shtetit ligjor, themel i lirive të njeriut.

pd

Sondazh

Poll