24 Maj 2025, 10:14
Nga M.B
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një intervistë me Richard Attias, organizatorin e mirënjohur të FII (Iniciativa e Investimeve të Ardhshme), platforma globale që pas Majemit erdhi për herë të parë në Europë, në Tiranë. Rama ka treguar se si arti e ndihmon në punën e përditshme të tij si Kryeministër i vendit. Ai u shpreh se gjatë takimeve të tij vizaton, duke shtuar se e ndihmon të ruajë një lloj ekuilibri. Rama tha e të vizatuarit e ndihmon duke shtuar sepse beson se e ka ndihmuar në fillime, kur ishte kryetar bashkie.
Pjesë nga fjala e Ramës:
Unë vizatoj gjatë takimeve dhe kjo më ndihmon të ruaj një lloj ekuilibri. Nuk e dija këtë, po gjatë rrugës lexova një studim, më duket nga Departamenti i Psikologjisë në MIT. Ata kishin vëzhguar njerëz që skicojnë gjatë takimeve, sepse ka shumë njerëz, që nuk janë artistë dhe e bëjnë këtë. Kishte dy gjetje që më lanë pa fjalë. Njëra ishte që njerëzit që vizatojnë gjatë takimeve janë mesatarisht 30 për qind më të përqendruar te tema që po diskutohet. Dhe ka logjikë, sepse kur rri ulur të diskutosh, po mendjen e ke diku tjetër, shikon, po je shpesh diku tjetër. Ndërsa, kur syri dhe dora merren me diçka më vete, je automatikisht i përqendruar tek ajo për të cilën po flitet. Gjetja e dytë ishte që 50 për qind e atyre që skicojnë gjatë një takimi, janë më pak të stresuar nga tema e diskutimit dhe mund të dëshmoj për këtë. Kur ka një temë me intensitet dhe nuk kam diçka që të vizatoj, bëhem nervoz shumë shpejt. E kundërta ndodh kur vizaton, rri e pret të vijë momenti yt për “të vrarë” dhe nuk i hidhesh çdokujt.
Kjo më ndihmon. Besoj se më ka ndihmuar në fillime, kur isha kryetar bashkie dhe nisa të lyeja me ngjyra – se s’kishim para – ndërtesat, pastaj nga ngjyrat shkuam më tej. Përgjithësisht, ka një prirje të njerëzve që thonë na duhen artistë të na qeverisin, po do te thosha nuk është e vërtetë. Është personi, jo profesioni. Mund të kesh një artist që është tmerr dhe mund të kesh një jurist që është fantastik për të qeverisur, kështu që ka lidhje me njerëzit, jo me kategoritë. Por, ndoshta, meqë politikanët janë bërë një kategori kaq pak e respektuar dhe, mendoj, për të gjitha arsyet e gabuara, atëherë është kjo prirja që hajde se na duhet të gjejmë shpëtim te ndonjë artist. Nuk është aspak kështu. Unë besoj që ka politikanë të këqij, siç ka politikanë të mirë, ashtu siç ka edhe investitorë të mirë e investitorë të këqij.
edi rama
Politike
24 Maj 2025, 08:43
M.B
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një intervistë me Richard Attias, organizatorin e mirënjohur të FII (Iniciativ...
Politike
23 Maj 2025, 22:26
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore i ka kërkuar Komisionit Qenror të Zgjedhje...
Politike
23 Maj 2025, 21:52
E. D
Aulon Kalaja
TIRANË- Kandidati i PD-së në listën e hapur për qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja deklaroi se do t’i s...
Politike
23 Maj 2025, 18:48
E. D
albin kurti
KOSOVË- Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, e ka shkarkuar nga detyra një zëvendësministër ...
Politike
23 Maj 2025, 15:45
E. D
belinda balluku
LLOGARA- Më 24 maj hapet për qarkullimin e automjeteve tuneli i Llogarasë. Zëvendëskryeministrja dhe njëher&e...
Politike
23 Maj 2025, 15:40
E. D
tedi blushi
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka denoncuar një rast të manipulimi...
Politike
23 Maj 2025, 14:33
M.L
Ilirjan Celibashi
TIRANA- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar në seancën e sotme publike tabelat përmbledhëse të rezultatev...
Politike
23 Maj 2025, 13:27
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i PD, Sali Berisha, theksoi se kandidatët e Partisë Demokratike nuk kanë asnjë lidhje me botën ...
Politike
23 Maj 2025, 13:20
I.A
Sali Berisha
TIRANA- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme që PD-ja pas luftës për paraqitj...
Politike
23 Maj 2025, 13:08
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i PD-së Sali Berisha deklaroi se të gjitha strukturat dhe qarqet e Partisë Demokratike janë duke hartuar...