24 Maj 2025, 12:21
Nga M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Parisë Demokratike Sali Berisha ka marrë pjesë sot në një konferencë për shtyp ku tha se SHBA, përmes të dërguarit të saj, kërkojnë nga autoritetet shqiptare të luftojnë kartelet e drogës. Ai tha se kreu i karteleve është kryeministri Edi Rama teksa shtoi se pjesë e Troplinëve, është edhe kreu i SPAK Altin Dumani.
Berisha tha se Ergys Agasi, Elvis Doçi, Vangjush Dako dhe Edi Rama, gjatë fushatës elektorale kanë zhvilluar një seri takimesh sipas burimeve, dëshmitarëve, në vilën e Dakos në plazhin e Durrësit. Sipas tij, operacioni Ura zbulon Altin Dumanin, Irena Gjokën, Ergys Agasin dhe Edi Ramën si anëtarë apo drejtues të kartelit.
Pjesë nga fjala e Berishës:
SHBA, përmes të dërguarit të saj, kërkojnë nga autoritetet shqiptare të luftojnë kartelet e drogës. Unë e përshëndes këtë kërkesë, si një kërkesë të një rëndësie shumë të madhe. Por theksoj gjithashtu se kreu i karteleve të drogës, të Troplinëve, Çelajve, Bajrëve, etj, ndodhet në karrigen e kryeministrit të Shqipërisë dhe ky është Edi Rama. Operacioni i fundit, i quajtur Ura, nxori lakuriq, si anëtar të kartelit më të rrezikshëm të Ballkanit dhe Europës, që është karteli Troplini, sepse është karteli që zotëron 100 përqind Portin e Durrësit, anëtarët e këtij karteli janë Ergys Agasi, Altin Dumani, Vangjush Dako, Edi Rama.
E vërteta është se Ergys Agasi, Elvis Doçi, Vangjush Dako dhe Edi Rama, gjatë fushatës elektorale kanë zhvilluar një seri takimesh sipas burimeve, dëshmitarëve, në vilën e Vangjush Dakos në plazhin e Durrësit. Por vetë operacioni Ura zbulon Altin Dumanin, Irena Gjokën, Ergys Agasin dhe Edi Ramën si anëtarë apo drejtues të kartelit. Autoritetet italiane prunë urdhër-arrestet me datën 19 shkurt. Nga kjo, Irena me 5 mbiemra, delinkuente, e dënuar me burg në vendin fqinj dhe që mbahet si turpi i drejtësisë shqiptare në detyrë nga Edi Rama dhe KLGJ-ja e tij, mbajti dosjen 42 ditë.
Pas 42 ditësh, ajo firmosi, por Altin Troplini alias Dumani, e mbajti dosjen edhe 20 ditë të tjera, nga data 30 prill deri më datën 20 maj, sa bosi i kartelit, Elvis Doçi, iu dha koha e mjaftueshme për të përmbushur misionin, për të transferuar, për të fshehur të gjitha tonelatat e tij me kokainë dhe narko-euro dhe tani jeton i qetë. Altin Troplini në pafytyrësinë më të madhe u deklaroi shqiptare se shtymë arrestin, të marrë vesh me autoritetet italiane dhe të tjera. Ky është një mashtrim i turpshëm që ai u ka bërë autoriteteve italiane dhe autoriteteve të tjera si bashkëpunëtor në një krim të rëndë me kartelin më të fuqishëm të drogës në Europë, kartelin që disponon portin kryesor të vendit.
pd
Politike
24 Maj 2025, 11:54
M.B
Genta Vangjeli
TIRANA- Zëdhënësja e Antikorrupsionit në Partinë Demokratike Genta Vangjeli, ka bërë një deklar...
Politike
24 Maj 2025, 10:14
M.B
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një intervistë me Richard Attias, organizatorin e mirënjohur të FII (Inic...
Politike
24 Maj 2025, 08:43
M.B
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një intervistë me Richard Attias, organizatorin e mirënjohur të FII (Iniciativ...
Politike
23 Maj 2025, 22:26
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore i ka kërkuar Komisionit Qenror të Zgjedhje...
Politike
23 Maj 2025, 21:52
E. D
Aulon Kalaja
TIRANË- Kandidati i PD-së në listën e hapur për qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja deklaroi se do t’i s...
Politike
23 Maj 2025, 18:48
E. D
albin kurti
KOSOVË- Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, e ka shkarkuar nga detyra një zëvendësministër ...
Politike
23 Maj 2025, 15:45
E. D
belinda balluku
LLOGARA- Më 24 maj hapet për qarkullimin e automjeteve tuneli i Llogarasë. Zëvendëskryeministrja dhe njëher&e...
Politike
23 Maj 2025, 15:40
E. D
tedi blushi
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka denoncuar një rast të manipulimi...
Politike
23 Maj 2025, 14:33
M.L
Ilirjan Celibashi
TIRANA- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar në seancën e sotme publike tabelat përmbledhëse të rezultatev...
Politike
23 Maj 2025, 13:27
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i PD, Sali Berisha, theksoi se kandidatët e Partisë Demokratike nuk kanë asnjë lidhje me botën ...