24 Maj 2025, 12:49
Nga M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Parisë Demokratike Sali Berisha ka marrë pjesë sot në një konferencë për shtyp ku tha se opozita nuk mund dhe nuk duhet të presë vjeshtën. Pas rezultatit në zgjedhje Berisha deklaroi se janë duke përpiluar raportin që do u dërgohet ndërkombëtarëve. Ai shtoi se ajo që e konsideron si farsa elektorale e 11 majit u paralajmërua botërisht, nga të gjithë ata që i besojnë votës së lirë.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Opozita nuk mund dhe nuk duhet të presë vjeshtën. E kam thënë dhe e them, këto zgjedhje treguan se Edi Rama është i aftë të bëjë gjithçka, të paguajë çdo çmim, për ti shndërruar në farsë. Opozita do të bëjë gjithçka për tu kthyer shqiptarëve votën e lirë. Sot shqiptarët nuk kanë vetëm zërin e opozitës. Sot shqiptarët kanë zërin e 108 partive politike të Internacionales Demokrate të Qendrës. Kanë zërin e 87 partive politike të Partisë Popullore Europiane.
Kanë zërin e 83 partive politike të Bashkimit Ndërkombëtar Demokrat, të cilat paralajmëruan se Shqipëria nuk zhvillon zgjedhje, por zhvillon farsa elektorale. Farsa elektorale e 11 majit u paralajmërua botërisht, nga të gjithë ata që i besojnë votës së lirë. Vetëm në rezolutën e Valencias, ku kanë votuar forcat e qendrës së djathë të mbarë Europës, sanksionohet se Edi Rama po blen vota, dhe është para datës 11 maj, po blen vota me lek, po blen vota me kanabis. Do merrni ju vesh së shpejti se cili është krimi me kanabis. Shumë shpejt do njiheni me përmasat me krimin me kanabis.
Po blen vota me punësime, po blen vota me prokurorime. Defakto Valencia i hodhi në kosh zgjedhjet e 11 majit. Partia Demokratike dhe Aleanca për Shqipërinë Madhështore po përpilon raportin të cilin do të ua paraqesë të gjitha forumeve, institucioneve ndërkombëtare dhe qeverive të vendeve të lira. Natyrisht fjalën e fundit do ta thonë qytetarët shqiptarë. Kush është i gatshëm të sakrifikojë për votën e lirë. Kush mendon dhe beson se, ky vend pa votën e lirë nuk ka të ardhme, duhet të ngrihemi dhe të mos pranojmë kurrë një farsë të tillë të shëmtuar, ku Xhabaftët, Troplinët, Çelët, Bajrët, diktojnë rezultatet e zgjedhjeve.
pd
Politike
24 Maj 2025, 12:44
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Parisë Demokratike Sali Berisha ka marrë pjesë sot në një konferencë për shtyp ku tha s...
Politike
24 Maj 2025, 12:40
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Parisë Demokratike Sali Berisha ka marrë pjesë sot në një konferencë për shtyp ku paraq...
Politike
24 Maj 2025, 12:26
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Parisë Demokratike Sali Berisha ka marrë pjesë sot në një konferencë për shtyp ku i b&e...
Politike
24 Maj 2025, 12:21
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Parisë Demokratike Sali Berisha ka marrë pjesë sot në një konferencë për shtyp ku tha s...
Politike
24 Maj 2025, 11:54
M.B
Genta Vangjeli
TIRANA- Zëdhënësja e Antikorrupsionit në Partinë Demokratike Genta Vangjeli, ka bërë një deklar...
Politike
24 Maj 2025, 10:14
M.B
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një intervistë me Richard Attias, organizatorin e mirënjohur të FII (Inic...
Politike
24 Maj 2025, 08:43
M.B
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një intervistë me Richard Attias, organizatorin e mirënjohur të FII (Iniciativ...
Politike
23 Maj 2025, 22:26
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore i ka kërkuar Komisionit Qenror të Zgjedhje...
Politike
23 Maj 2025, 21:52
E. D
Aulon Kalaja
TIRANË- Kandidati i PD-së në listën e hapur për qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja deklaroi se do t’i s...
Politike
23 Maj 2025, 18:48
E. D
albin kurti
KOSOVË- Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, e ka shkarkuar nga detyra një zëvendësministër ...