Politike

KQZ miratoi tabelat përmbledhëse të rezultateve për partitë politike në katër qarqe të vendit, PD kërkesë: Na vini urgjentisht në dispozicion provat

PD kërkon raportin e Audituesit Teknikien lidhur me problematikën e listave të zgjedhësve në secilin Qark – Zonë Zgjedhore, kopje e të gjitha Regjistrave të Posaçëm e cdo QV në secilin Qark – Zonë Zgjedhore si edhe kopje e të gjitha Proces-Verbaleve në cdo QV për secilën KZAZ, në secilin Qark – Zonë Zgjedhore”, theksohet në kërkesën e PD.

23 Maj 2025, 22:26 Nga M.B
KQZ miratoi tabelat përmbledhëse të rezultateve për
Foto ilustruese

TIRANA- Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore i ka kërkuar Komisionit Qenror të Zgjedhjeve që t’i dërgojë informacion në lidhje me qarqet ku është certifikuar rezultati.

Bëhet me dije se PD kërkon vënien urgjentisht në dispozicion të provave, si raporti i kryqëzimit të të dhënave të PEI për të gjitha Qendrat e Votimit në secilin Qark – Zonë Zgjedhore dhe okumenti i shkruar dhe/ose Regjistri i nënshkruar personalisht nga çdo zgjedhës në Diasporë, që vërteton marrjen personalisht të zarfit me materialet zgjedhore nga secili zgjedhës në adresën e regjistruar nga ai si fundore në KQZ.

Gjithashtu PD kërkon raportin e Audituesit Teknikien lidhur me problematikën e listave të zgjedhësve në secilin Qark – Zonë Zgjedhore, kopje e të gjitha Regjistrave të Posaçëm e cdo QV në secilin Qark – Zonë Zgjedhore si edhe kopje e të gjitha Proces-Verbaleve në cdo QV për secilën KZAZ, në secilin Qark – Zonë Zgjedhore”, theksohet në kërkesën e PD.

Njoftimi:

Subjekti zgjedhor, koalicioni Partia Demokratike–Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD–ASHM), për efekt të ushtrimit efektiv të së drejtës së ankimit të saj, ndaj vendimeve tuaja për miratimin e tabelave të rezultateve të miratuara nga ana juaj, kërkon nga KQZ – për secilin Qark që KQZ ka miratuar rezultatet – vënien urgjentisht në dispozicion të provave, si më poshtë vijon:

1. Raporti i kryqëzimit të të dhënave të PEI për të gjitha Qendrat e Votimit në secilin Qark – Zonë Zgjedhore.

2. Dokumenti i shkruar dhe/ose Regjistri i nënshkruar personalisht nga çdo zgjedhës në Diasporë, që vërteton marrjen personalisht të zarfit me materialet zgjedhore nga secili zgjedhës në adresën e regjistruar nga ai si fundore në KQZ (ose, në të kundërt, dokumentacionin që vërteton se zarfi, i cili nuk është dorëzuar personalisht te zgjedhësi, është kthyer nga DHL pranë KQZ-së)

3. Raportin e Audituesit Teknikien lidhur me problematikën e listave të zgjedhësve në secilin Qark – Zonë Zgjedhore.

4. Kopje e të gjitha Regjistrave të Posaçëm e cdo QV në secilin Qark – Zonë Zgjedhore.

5. Kopje e të gjitha Proces-Verbaleve në cdo QV për secilën KZAZ, në secilin Qark – Zonë Zgjedhore”, theksohet në kërkesën e PD.

kqz pd

Sondazh

Poll