24 Maj 2025, 12:44
Nga M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Parisë Demokratike Sali Berisha ka marrë pjesë sot në një konferencë për shtyp ku tha se qeveria të cilën e quan "narkoshtet" do të certifikoje farsën e vet. Berisha tha se mediat e lidhura me krimin censuruan kërkesën e kryeprokurores së SHBA për të luftuar kartelet shqiptare.
Ai shtoi se po bëhet gjithçka të censurohen raportet e ndërkombëtarëve që denoncuan sipas tij, pikë për pikë shkeljen e 16 traktateve, konventave dhe dokumenteve ndërkombëtare për zgjedhjet, të cilat mishërojnë parimet ndërkombëtare të zgjedhjeve.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Nuk ka dyshim që narkoshtetit do të certifikoje farsën e tij. Por qëndrimi ynë është ky; nuk njohim zgjedhjet dhe ne po paraqesim para shqiptarëve fakte të pakundërshtueshme të një farse më të shëmtuar elektorale që ka ndodhur në 34 vite. Ju jeni dëshmitarë. Këtu zhvillohet një betejë mediatike e egër, midis megafonëve të qeverisë të lidhur me qeverinë dhe nëpërmjet qeverisë me krimin, të cilët bëjnë gjithçka të dezinformojnë qytetarët shqiptarë, të mashtrojnë qytetarët shqiptarë, tu shesin farsën si proces të rregullt zgjedhor.
Bëjnë gjithçka të censurojnë raportet e ndërkombëtarëve që denoncon pikë për pikë shkeljen e 16 traktateve, konventave dhe dokumenteve ndërkombëtare për zgjedhjet, të cilat mishërojnë parimet ndërkombëtare të zgjedhjeve. Censuruan në mënyrë të paimagjinueshme kërkesën e Prokurores së Përgjithshme të SHBA-së për luftën kundër karteleve. E censuruan, nuk mund ta jepnin sepse janë të lidhura me kartelet nëpërmjet qeverisë ose direkt.
Lexoni ju artikullin e shkruajtur nga Fuga për Arkend Ballën se, sa njeri i mirë është ky, se si i bihet në qafë këtij të pafajshmi. Pra, sigurisht që organet e administrimit të zgjedhjeve, janë organe të narkoshtetit, por ne po bëjnë punën tonë, po paraqesim para jush dhe shqiptarëve, fakte dhe të vërteta të pamohueshme, të pakundërshtueshme që dëshmojnë se, në Shqipëri kishte një farsë të shëmtuar elektorale. Aspekti i karteleve është vetëm njëri dimension. Do të rikthehemi përsëri tek dimensionet e tjera. Është multidimensionale farsa dhe kësaj here është shpalosur me të gjithë shëmtinë e saj.
pd
Politike
24 Maj 2025, 12:40
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Parisë Demokratike Sali Berisha ka marrë pjesë sot në një konferencë për shtyp ku paraq...
Politike
24 Maj 2025, 12:26
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Parisë Demokratike Sali Berisha ka marrë pjesë sot në një konferencë për shtyp ku i b&e...
Politike
24 Maj 2025, 12:21
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Parisë Demokratike Sali Berisha ka marrë pjesë sot në një konferencë për shtyp ku tha s...
Politike
24 Maj 2025, 11:54
M.B
Genta Vangjeli
TIRANA- Zëdhënësja e Antikorrupsionit në Partinë Demokratike Genta Vangjeli, ka bërë një deklar...
Politike
24 Maj 2025, 10:14
M.B
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një intervistë me Richard Attias, organizatorin e mirënjohur të FII (Inic...
Politike
24 Maj 2025, 08:43
M.B
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një intervistë me Richard Attias, organizatorin e mirënjohur të FII (Iniciativ...
Politike
23 Maj 2025, 22:26
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore i ka kërkuar Komisionit Qenror të Zgjedhje...
Politike
23 Maj 2025, 21:52
E. D
Aulon Kalaja
TIRANË- Kandidati i PD-së në listën e hapur për qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja deklaroi se do t’i s...
Politike
23 Maj 2025, 18:48
E. D
albin kurti
KOSOVË- Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, e ka shkarkuar nga detyra një zëvendësministër ...
Politike
23 Maj 2025, 15:45
E. D
belinda balluku
LLOGARA- Më 24 maj hapet për qarkullimin e automjeteve tuneli i Llogarasë. Zëvendëskryeministrja dhe njëher&e...