24 Maj 2025, 11:54
Nga M.B
Genta Vangjeli
TIRANA- Zëdhënësja e Antikorrupsionit në Partinë Demokratike Genta Vangjeli, ka bërë një deklaratë për shtyp sot ku tha se kontrata me DHL u shkel dhe se nënkontraktorët operuan në kundërshtim me ligjin. Vangjeli tha se përveç dështimit të procesit që solli si pasojë këtë farsë elektorale, sipas saj, KQZ është përgjegjëse për shkeljen e LPP neni 122/1, VKM nr.285/2021për miratimin e rregullave të prokurimit publik neni 73/1, neni 89 pika 2 dhe 4, neni 107, dhe shkeljen e vetë kontratës nr.1358/20 datë 4 Prill 2025 të lidhur ndërmjet AK KQZ dhe Kontraktorit DHL International Albania shpk zbatimi i të cilës u kushton shqiptarëve 11 milion euro me tvsh por që dështoi me sukses. Ajo shtoi se PD do të ndjekë të gjitha procedurat ligjore lidhur me dëmin financiar dhe elektoral që erdhi si pasojë.
DEKLARATË PËR MEDIA E ZËDHËNËSES PËR ANTI-KORRUPSION NË PD, GENTA VANGJELI
Në datën 7 Prill 2025, APP ka publikuar në buletinin e saj nr.16, të dhënat lidhur me procedurën e prokurimit me negocim pa shpallje zhvilluar nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve me objekt: "Shërbimi postar për zgjedhësit nga jashtë vendit" me vlerë 11 milion euro me tvsh të cilat shkojnë për DHL International Albania.
Ndalemi te kushtet e kontratës të paracaktuara nga KQZ.
Qartësisht KQZ vetë ka deklaruar se DHL International Albania nuk do të lejohet të nënkontraktojë subjekte të tjerë dhe as subjekte mbështetës në zbatimin e kësaj kontrate.
Tani shkojmë te postimet e Talulant Ballës por jo vetëm në rrjetin e tij FB dt 2 Maj 2025 ku shkruhet:
NESËR ZYRAT E DHL, SPEEDEX dhe COURIER JANË TË HAPURA NË GJITHË GREQINË
Në Greqi shumica e pikave të shërbimit të DHL dhe nënkontraktorët do të jenë të hapura.
Zarfi mund të dorëzohet në një pikë shërbimi të DHL, Courier Center ose Speedex, ose mund të organizoni marrjen nga banesa.
Sa i përket kompanisë ACS, kjo kompani pranon vetëm dërgesa për disa zona të largëta. Lutemi, dorëzoni zarfin tuaj sa më parë në DHL, Speedex ose Courier Center, që vota të mbërrijë në kohë në Shqipëri.
Pra përveç DHL , Taulant Balla njofton emrat e 3 nënkontraktorëve Speedex, Courier Center dhe kompania ACS Courier.
Të dhënat zyrtare sipas dokumentave të prokurimit dhe vetë kontratës së nënshkruar ndërmjet palëve njoftojnë dhe lejojnë vetëm DHL si zbatues të saj.
Taulant Balla, Partia Socialiste dega Greqi, eksponentë e deputetë të PS madje vetë Ambasada e RSH në Greqi, nga i dinin këto të dhëna për nënkontraktorët dhe detaje të tjerë organizimi e kontaktet e tyre?
Për PS jemi të qartë por vetë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka shkelur:
1. Kodin Zgjedhor neni 25/1:
KQZ nuk mund t’ja besonte sherbimin asnjë operatori lokal dhe ky detyrim ligjor nuk është një zgjedhje alternative.
2. Në përputhje dhe në zbatim me Kodin Zgjedhor, vendimin e komisionit rregullator nr.13 datë 12.11.2024 për miratimin e rregullave për procedurën e votimit nga jashtë vendit, në seksionin “Dërgimi i dokumentacionit zgjedhor tek zgjedhësi”, përcakton qartë se:
2.1.Dokumentacioni zgjedhor i dërgohet zgjedhësit nga jashtë në mënyrë individuale.
2.2 Dokumentacioni i dërgohet në adresën e deklaruar në PER nga vetë zgjedhësi.
2.3. Dërgimi i dokumentacionit zgjedhor bëhet nëpërmjet një shërbimi postar ekspres që mundëson gjurmimin e dërgesës.
Në këto kushte, z. Ilirjan Celibashi, si Komisioner Shtetëror i Zgjedhjeve dhe drejtues ekzekutiv i këtij institucioni, kishte detyrimin të sigurohej që:
* Kontrata e lidhur me operatorin e përzgjedhur (në këtë rast DHL) të ishte në përputhje të plotë me kriteret e sipërcituara ligjore dhe nënligjore;
• Të merrte masa imediate në momentin që lajmi se DHL po operonte me nënkontraktorë
* të monitoronte zbatimin e këtyre detyrimeve ligjore dhe detyrimeve kontraktuale në çdo moment;
* të garantonte shpërndarjen individuale dhe të gjurmueshme të dokumentacionit tek çdo votues i regjistruar në Diasporë,
• Nisur nga infomacionet e marra nga votuesit në diasporë DHL nuk është siguruar për identitetin e marrësit me dokument identifikimi, por është mjaftuar me paraqitjen tek dera të një personi dhe ka lënë zarfat pa i kërkuar mjet identifikimi.
• Mënyra e zbatimi të kontratës nga DHL për të cilën z.Celibashi foli në konferencën për mediat dt. 22 Maj, jo tani, por duhet të ish monitoruar e ndjekur që në lidhjen e kontratës sipas planit të hartuar nga KQZ në zbatim të nenit 107 të VKM nr.285/2021.
4. Përveç dështimit të procesit që solli si pasojë këtë farsë elektorale KQZ është përgjegjëse për shkeljen e LPP neni 122/1, VKM nr.285/2021për miratimin e rregullave të prokurimit publik neni 73/1 , neni 89 pika 2 dhe 4, neni 107, dhe shkeljen e vetë kontratës nr.1358/20 datë 4 Prill 2025 të lidhur ndërmjet AK KQZ dhe Kontraktorit DHL International Albania shpk zbatimi i të cilës u kushton shqiptarëve 11 milion euro me tvsh por që dështoi me sukses.
Prandaj PD do të ndjekë të gjitha procedurat ligjore lidhur me dëmin financiar dhe elektoral që erdhi si pasojë.
pd
64c4860d 70b9 4227 b2c0 9e8f67f2b088
feeb35f8 b09d 4442 b035 91a3e3ee4f23
ed90d35a 6754 495c b34e d508ac86bf0f
c7670755 b5a0 464d 942c 3c6188e61225
c27ec66d c700 4706 895e 23978d11caed
60789658 f066 40eb b2f2 86cbd16069f2
5136b090 6775 4af9 ae75 d85a56cb72cf
97f4c048 0690 4f32 940a 0ab023511663
57b69f2a 83be 457c ac19 ba0dc24ccc53
9f1c5ea2 0d2e 4281 aa4e 772e02101ff2
5eff3c61 8b56 486a 8a55 6f0a071fbae4
3b5f34a1 aebf 4ba7 8557 aeef60542e57
1cbd40b0 e9a2 4a5f b379 44b4a029ee04
1a99a770 2a9b 4699 a6cf 960e28520c38
Politike
24 Maj 2025, 10:14
M.B
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një intervistë me Richard Attias, organizatorin e mirënjohur të FII (Inic...
Politike
24 Maj 2025, 08:43
M.B
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një intervistë me Richard Attias, organizatorin e mirënjohur të FII (Iniciativ...
Politike
23 Maj 2025, 22:26
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore i ka kërkuar Komisionit Qenror të Zgjedhje...
Politike
23 Maj 2025, 21:52
E. D
Aulon Kalaja
TIRANË- Kandidati i PD-së në listën e hapur për qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja deklaroi se do t’i s...
Politike
23 Maj 2025, 18:48
E. D
albin kurti
KOSOVË- Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, e ka shkarkuar nga detyra një zëvendësministër ...
Politike
23 Maj 2025, 15:45
E. D
belinda balluku
LLOGARA- Më 24 maj hapet për qarkullimin e automjeteve tuneli i Llogarasë. Zëvendëskryeministrja dhe njëher&e...
Politike
23 Maj 2025, 15:40
E. D
tedi blushi
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka denoncuar një rast të manipulimi...
Politike
23 Maj 2025, 14:33
M.L
Ilirjan Celibashi
TIRANA- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar në seancën e sotme publike tabelat përmbledhëse të rezultatev...
Politike
23 Maj 2025, 13:27
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i PD, Sali Berisha, theksoi se kandidatët e Partisë Demokratike nuk kanë asnjë lidhje me botën ...
Politike
23 Maj 2025, 13:20
I.A
Sali Berisha
TIRANA- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme që PD-ja pas luftës për paraqitj...