Aktualitet

Dy punonjës policie në grupin kriminal Shqipëri-Itali, Prokurori: Njëri me pozicion të rëndësishëm

Mara theksoi se njëri prej tyre ka qenë me pozicion të rëndësishëm në kupolën e Policisë.  

21 Maj 2025, 12:11 Nga I.A
Dy punonjës policie në grupin kriminal Shqipëri-Itali, Prokurori:
Vladimir Mara

TIRANËProkurori i SPAK Vladimir Mara ka dhënë detaje nga shkatërrimi i grupit kriminal që vepronte mes Shqipërisë dhe Italisë për shpërndarje të drogës. Mara në deklaratë për mediat, ka theksuar se mes masave të arrestit janë dhe dy punonjës të policisë së Shtetit. Ai theksoi se njëri prej tyre ka qenë me pozicion të rëndësishëm në kupolën e Policisë.  

“Kemi pasur dy punonjës të policisë së shtetit, njëri në pozicion të rëndësishëm. Në njërin rast kemi pasur bashkëpunim dhe korrupsion në policinë e Portit të Durrësit. Sa i përket persona të cilët janë lëshuar masa sigurimi, janë kapur dhe organizatorë të këtij grupi”-tha Mara.

vladimir mara

Sondazh

Poll