Aktualitet

Operacioni "Ura", Dumani: Goditet një nga grupet me të mëdha kriminale shqiptare

Sipas kreut të SPAK, ka dyshime të forta se ky grup kriminal ishte i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogave të forta dhe në pastrimin e parave.

21 Maj 2025, 11:33 Nga r.ll
Operacioni "Ura", Dumani: Goditet një nga grupet me të
altin dumani

TIRANË- Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani ka mbajtur fjalën e tij në daljen e sotme për mediat ku u ndanë detaje mbi operacionin "Ura" të zhvilluar në Shqipëri dhe Itali. Dumani u shpreh se me zhvillimin e këtij operacioni është arritur të goditet fuqishëm një prej grupeve kriminale më të fuqishme në Shqipëri. 

Sipas kreut të SPAK, ka dyshime të forta se ky grup kriminal ishte i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogave të forta dhe në pastrimin e parave. Dumani falenderoi dhe skuadrën italiane dhe atë të Eurojust për bashkëpunimin në kryerjen e operacionit. 

"Është arritur ti jepet një goditje e fuqishme një prej grupeve kriminale më të fuqishme në Shqipëri për të cilën ka dyshime të forta se ishte i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogave të forta dhe në pastrimin e parave. Ky operacion i mbështetur nga hetimet e thelluara dhe shkëmbim efektiv informacioni ndërinstitucional është dëshmi e asaj që mund të arrihet kur institucionet e drejtësisë dhe strukturat e zbatimit të ligjit bashkëpunojnë, profesionalizëm dhe besim. Shpreh mirënjohjen për prokurorët e SPAK, hetuesit e BKH, policinë e shtetit dhe partnerët italianë që sot ndodhen mes nesh dhe kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm. Falenderim për Eurojust dhe Europol për mbështetjen e dhënë gjatë hetimeve të kryera.", tha Dumani. 

 

 

altin dumani operacioni ura

Sondazh

Poll