Aktualitet

Operacioni "Ura" në Shqipëri dhe Itali/ Pakot te presuara me logo të ndryshme, zbardhet itinerari i shpërndarjes së drogës dhe shumave të parave

Bëhet po ashtu me dije se lënda narkotike heroinë dërgohej nga Shqipëria në Itali përmes autobusëve të linjave të Barit dhe jo vetëm, të cilët lëviznin në det përmes trageteve.

21 Maj 2025, 11:19 Nga r.ll
Operacioni "Ura" në Shqipëri dhe Itali/ Pakot te presuara me
foto nga operacioni

TIRANË- Janë zbardhur detaje të reja lidhur me operacionin "Ura" të zhvilluar në Shqipëri dhe Itali kundër trafikut ndërkombëtar të drogës, pastrimit të parave dhe shpërdorimit të detyrës. 

Raportohet se itinerari i trafikimit të lëndës narkotike niste nga Ekuadori drejt portit të Roterdamit në Holandë dhe më pas në Bari të Italisë. Më pas prej ndahej dhe në qytete të tjera të Italisë, por edhe shtete të tjera të Bashkimit Europian. Siç shihej edhe në videot e operacionit, droga e presuar kishte logo të ndryshme, përfshirë atë të Audi, Paris dhe Leon.

Këto logo i referohen dhe destinacioneve ku droga do të transportohej. Bëhet po ashtu me dije se lënda narkotike heroinë dërgohej nga Shqipëria në Itali përmes autobusëve të linjave të Barit dhe jo vetëm, të cilët lëviznin në det përmes trageteve.

E njëjta rrugë përdorej nga autobusët për sjelljen e sasive të mëdha të parave në Shqipëri. Nga kontrollet, përveç lëndës narkotike dhe tufave me para, janë gjetur lista ku shënoheshin shumat e parave dhe të shpërndarjes së drogës. Grupi kriminal i goditur i shqiptarëve i kishte rolet e ndara, sipas funksioneve që kryenin, nga porositë tek ata që kalonin lëndën narkotike për në Itali.

 

operacioni ura

Sondazh

Poll