Aktualitet

"Masa sigurie për zyrtarë shtetërorë dhe një avokat", Mara: U sekuestruan 3 restorante, shoqëri tregtare dhe një televizion në Vlorë

Mara gjatë fjalës së tij theksoi se nga ky operacion janë dokumentuar vepra korruptive në vend. Prokurori theksoi se masa sigurie janë ekzekutuar edhe ndaj zyrtarëve shtetërore dhe një avokati.

21 Maj 2025, 11:54 Nga DOSJA
"Masa sigurie për zyrtarë shtetërorë dhe një
Konferenca

TIRANË- Prokurori, Vladimir Mara ka folur në lidhje me operacionin "Ura" të zhvilluar në bashkëpunim me autoritetet italiane ku janë lëshuar 52 urdhërarreste. Mara gjatë fjalës së tij theksoi se nga ky operacion janë dokumentuar vepra korruptive në vend. Prokurori theksoi se masa sigurie janë ekzekutuar edhe ndaj zyrtarëve shtetërore dhe një avokati.

Më tej Mara tha se janë sekuestruar 3 mln euro pasuri të cilat dyshohet se rrjedhin nga krimi. Ndër pasuritë e sekuestruar prokurori përmendi restorane, shoqëri tregtare edhe një televizion në qytetin e Vlorës.

"Janë dokumentuar vepra korruptive në Shqipëri. Janë ekzekutuar masa sigurie për zyrtarë shtetërorë dhe një avokat. Janë ekzekutuar vendimet për sekuestrimin e pasurive që dyshohet se rrjedhin nga krimi. 3 restorante në Durrës, një bar kafe, 6 shoqëri tregtare dhe një televizion në Vlorë. Janë sekuestruar 3 mln euro, si te ardhura e këtij grupi kriminal," tha ai.

vladimir mara

Sondazh

Poll