Aktualitet

SPAK operacion në Berat me kërkesë të autoriteteve belge, vihet në pranga një 33-vjeçar

Në banesën e tij, në lagjen “28 Nëntori”, u gjetën 1 kartë identiteti dhe 1 leje drejtimi për automjet, të dyshuara false, si dhe 1 elektroshok dhe disa fishekë arme gjahu.

21 Maj 2025, 11:29 Nga r.ll
SPAK operacion në Berat me kërkesë të autoriteteve belge,
foto ilustruese

BERAT- Një 33-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Berat, në kuadër të një operacioni të SPAK me kërkesë të autoriteteve belge. Në pranga ka përfunduar shtetasi Hyda Vila. 

Në banesën e tij, në lagjen “28 Nëntori”, u gjetën 1 kartë identiteti dhe 1 leje drejtimi për automjet, të dyshuara false, si dhe 1 elektroshok dhe disa fishekë arme gjahu.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Në zbatim të një letërporosie të autoriteteve belge, kryhen kontrolle në 4 ambiente, në bashkëpunim me SPAK-un.

Policia gjeti në banesën e një 33-vjeçari, dokumente false, elektroshok dhe fishekë arme gjahu.

Arrestohet 33-vjeçari dhe sekuestrohen sendet.

Si rezultat i kontrolleve të kryera në 4 ambiente, në bashkëpunim me SPAK-un, me BKH-në dhe me Prokurorinë e Beratit, në zbatim të një letërporosie të autoriteteve belge, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar të DVP Berat arrestuan në flagrancë shtetasin H. V., 33 vjeç.

Në banesën e këtij shtetasi, në lagjen “28 Nëntori”, u gjetën 1 kartë identiteti dhe 1 leje drejtimi për automjet, të dyshuara false, si dhe 1 elektroshok dhe disa fishekë arme gjahu.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.

spak bera hyda vila

Sondazh

Poll