Aktualitet

U kap me doza droge/ Arrestohet 57-vjeçarja në Mamurras, sekuestrohen 34 doza kokainë, para dhe 2 celularë

Policia gjatë kontrollit fizik dhe në mjetin që drejtonte ajo gjeti 34 doza lënde të dyshuar narkotike kokainë, një shumë parash dhe 2 celularë.

21 Maj 2025, 11:37 Nga N.F
U kap me doza droge/ Arrestohet 57-vjeçarja në Mamurras,
Droga

KURBIN- Një 57-vjeçare është vënë në pranga nga policia në Mamurras. E arrestuara u kap në flagrancë më doza droge. Policia gjatë kontrollit fizik dhe në mjetin që drejtonte ajo gjeti 34 doza lënde të dyshuar narkotike kokainë, një shumë parash dhe 2 celularë.

E arrestuara është identifikuar me inicialet M. GJ. Policia po vijon hetime për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtraie kriminale dhe për identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë.  

Njoftimi i plotë:

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin e Mbështetjes Operacionale të Hetimit, si rezultat i hetimeve të kryera me metoda proaktive, gjatë dy muajve, në drejtimin e Prokurorisë, finalizoi operacionin policor të koduar “Gjurma”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasja: M. Gj., 57 vjeçe, banuese në Mamurras, Kurbin.

Gjatë kontrollit fizik nga kësaj shtetaseje dhe kontrollit në automjetin që ajo kishte në përdorim, shërbmet e Policisë gjetën 34 doza lënde të dyshuar narkotike kokainë, një shumë parash (euro dhe lekë) dhe 2 celularë, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale bashkë me automjetin. 

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtraie kriminale dhe për identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. 

droge arrestim

Sondazh

Poll