Aktualitet

Operacioni "Ura"/ Prokurori Mara: Nga të dhënat e Sky ECC u zbulua skema e aktivitetit kriminal, niste nga Shqipëria dhe përfundonte në Amerikën e Jugut

Masha gjatë fjalës së tij në konferencë u shpreh se platforma SkyECC ka qenë platforma e cila ka ndihmuar në rindërtimin e një panorame të qartë të këtij grupi kriminal. 

21 Maj 2025, 11:49 Nga DOSJA
Operacioni "Ura"/ Prokurori Mara: Nga të dhënat e Sky ECC u
prokurori

TIRANË- Prokurori, Vladimir Mara ka folur në lidhje me bashkëpunimin me autoritetet italiane për operacionin e fundit ku janë lëshuar 52 urdhërarreste. Masha gjatë fjalës së tij në konferencë u shpreh se platforma SkyECC ka qenë platforma e cila ka ndihmuar në rindërtimin e një panorame të qartë të këtij grupi kriminal. 

Më tej ai tha se nga analizimi i të dhënave të marra nga platforma SkyEcc u identifikua shtrirja e grupit kriminal. Mara theksoi se aktiviteti kriminal fillonte në vendin tonë drejt Pulgia dhe më pas përhapej në të gjithë Italinë.

"Është realizuar sekuestrimi në disa episode të lëndëve narkotike në shtetin italian. Nga ana e autoriteteve italiane janë administruar të dhënat të platforës Sky ECC, çka kanë paraqitur para hetimit një panoramë të qartë të organizimit të gjithë këtij grupi kriminal. Nga analizimi i këtyre të dhënave kemi arritur të dokumentojmë gjithë shtrirjen e aktivitetit kriminal që fillonte në Shqipëri, në Puglia dhe më pas në gjithë territorin italian dhe më pas në vende të tjera të BE, si Gjermani, Belgjikë e Hollandë dhe në Amerikën e Jugut. Krahas të dhënave të përfituara nga përgjimet telefonike janë përdorur edhe të dhënat e përfituara nga platformat e inkriptuara. Është dokumentuar i gjithë cikli i lëvizjes së lëndëve narkotike. Janë dokumentuar mbi 30 episode të qarkullimit të parave në një vlerë prej 5 milionë euro." tha prokurori Mara.

vladimir masha operacioni ura

Sondazh

Poll