21 Maj 2025, 10:57
Nga r.ll
sokol novaku, roven zeka
TIRANË- Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë në fuqi masën e arrestit me burg për shefin e Rrugores në Tiranë, Roven Zekën. Gjyqtari i çështjes Engert Pëllumbi, ka ulur masën e sigurisë për shefin e hetimit të aksidenteve, Sokol Novaku, ndaj të cilit caktoi “arrest shtëpie” për shkak të rrethanave familjare.
Zeka u arrestua më 19 prill me urdhër të SPAK. Gjithashtu Prokuoria e Posaçme lëshoi urdhërarrest edhe për shefin e sektorit të Aksidenteve, Sokol Novaku, si edhe për Oficerin e Policisë Gjyqësore, Edison Tabaku. Ata akuzohen për korrupsion në një rast ku janë mbuluar pasojat e një aksidenti ku nga përplasja e dy automjeteve, ku 5 persona kanë përfunduar në spital.
Zyrtarët e Policisë Rrugore të Tiranës dyshohet se morën ryshfet për të mbyllur çështjen në rrugë, ndërkohë që asnjë institucion nuk bën me dije se çfarë ka ndodhur me 5 qytetarët e plagosur në atë përplasje mes dy automjetesh me datë 16 prill. Të tre efektivët akuzohen se kanë kërkuar dhe marrë pagesën 2 mijë euro nga biznesmeni E. V., për të mos i arrestuar bashkëshorten që kishte shkaktuar një aksident më 16 prill.
Gjatë seanës në Gjykatën e Posaçme, më 22 Prill, mësohet se Roven Zeka është shprehur se ai është një oficer karriere në radhët e Policisë së Shtetit, ndërsa oficerit Sokol Novaku nuk i janë pranuar argumentet për një masë më të butë sigurie për shkak të rrethanave familjare. Dy shefat e Rrugores kanë deklaruar se ata kanë zbatuar procedurën standarde duke referuar materialet në prokurori për drejtuesen e aksidentit. Ata kanë mohuar dijeninë apo përfshirjen e tyre në veprimet dhe mos veprimet e oficerit Edison Tabaku.
roven zeka sokol novaku
Aktualitet
21 Maj 2025, 10:21
N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- Një vajzë e mitur është rrëmbyer pas mesnate në rrugën “Pajazit Islami” në...
Aktualitet
21 Maj 2025, 10:19
r.ll
pamje te operacionit
ITALI- Janë publikuar pamje të reja nga operacioni "Ura" i zhvilluar në Shqipëri dhe Itali kundër trafikut nd...
Aktualitet
21 Maj 2025, 09:53
r.ll
vendi ku u gjet eksplozivi
DURRËS- Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me sasinë e eksplozivit që u gjet mbrëmjen e djeshme n...
Aktualitet
21 Maj 2025, 09:44
N.F
Foto ilustruese
LONDËR- Pas gati një vit nga vrasja e një 19-vjeçari në Londër është shpallur fajtori autori shqi...
Aktualitet
21 Maj 2025, 09:36
r.ll
operacioni/ altin dumani
TIRANË- Kreu i SPAK, Altin Dumani do të zhvillojë ditën e sotme, në orën 11:30 një konferenc&e...
Aktualitet
21 Maj 2025, 09:19
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Një operacion policor i koduar "Ura" po zhvillohet në Shqipëri dhe Itali kundër trafikut ndërkomb&eum...
Aktualitet
21 Maj 2025, 09:07
N.F
Arrestimi
FIER-Një 45-vjeçar është vënë në pranga në Patos. Arrestimi i tij ka ardhur pasi ai ka dhunuar dhe kano...
Aktualitet
21 Maj 2025, 09:03
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Një operacion policor i koduar "Ura" po zhvillohet në Shqipëri dhe Itali kundër trafikut ndërkomb&eum...
Aktualitet
21 Maj 2025, 08:17
r.ll
operacioni ne italoi
TIRANË- Një operacion i madh kundër trafikut ndërkombëtar të drogës, pastrimit të parave dhe s...
Aktualitet
21 Maj 2025, 08:09
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Një aksion policor po zhvillohet në qytetin e Tiranës, Durrësit, Fierit dhe Vlorës. Aksioni bëhe...