Politike

Zaev në Tiranë: Mbledhim qeveritë në verë, heqim kontrollet e dyfishta për mallrat dhe njerëzit

13 Mars 2019, 10:07 Nga DOSJA
Zaev në Tiranë: Mbledhim qeveritë në verë, heqim

TIRANË- Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev ishte sot në Tiranë ku zhvilloi një takim me kryeministrin shqiptar Edi Rama. Zaev foli për mbështetjen që Shqipëria i ka dhënë Maqedonisë në rrugën e saj për t’u anëtarësuar në NATO.

[sgallery url=”https://dosja.al/zaev-ne-tirane-mbledhim-qeverite-ne-vere-heqim-kontrollet-e-dyfishta/”]

Në një ceremonial të shkurtër që zgjati disa minuta, Zaev i shoqëruar nga delegacioni i tij u prit nga kryeministri Edi Rama. Më pas në një konferencë të përbashkët për mediat, nuk munguan as deklaratat politike.

Zaev tha se deri pak muaj më parë ishte në opozitë, por nuk zgjodhi rrugën që ka zgjedhur opozita shqiptare atë të djegies së mandateve. (Lexo këtu).

Zaev tha se i ka lutur ndërkombëtarët që t’i jepnin Maqedonisë një datë për hapjen e bisedimeve.

“Siç e thashë ne ishim opozitë para 21 muajsh, ky nuk është larg për tu kujtuar se çfarë ndodhi madje të bëjmë paralele me vendin tuaj. ne jemi miq të qytetarëve të Republikës së Shqipërisë, por në kohën kur unë isha opozitë raportet e SHBA, BE flisni për një regjim hibrid në Maqedoni, gjatë asaj kohe e drejta e proceseve demokratike ishte e mundur, njëjtë si në Shqipëri, por ku flisja me Hahn, Mogerinin, me gjithë lidershipin e evropian lusja për vendin tim që tu jepet datë e bisedimeve se ky ishte qëllim i vendit tim pa dallim të konfrontimeve tona si shtet.”-tha Zaev.

Më tej, kryeministri maqedonas foli edhe për bashkëpunimin mes dy vendeve. Zaev tha se po punohet që në verë të ketë një mbledhje mes dy qeverive, si edhe të hiqet kontrolli i dyfishtë në pikat doganore, për mallrat dhe njerëzit.

Vetëm një koment në lidhje me takimin mes dy qeverive. Takimi do të mbahet ne verë, ku insitucionet tona do të shfrytëzojne momentin. Një nga këto pika kryesore për ne është edhe hapja e stop shop që do të eliminojë radhët e gjata. Do të ketë vetëm një pikë kontrolli për udhëtarët dhe mallrat që do të mundësojë lirinë e qarkullimit. Qëllimi ynë i përbashkët është integrimi i qytetarëve në BE. Hapat që po bëjmë na çojnë drejt kësaj rruge. Bashkëpunimet ekenomike janë në rrugën e duhur. Më në fund do të kemi një bashkëveoprim të duhur që do të çojë në rritjen e ekonomisë, rritjen e pagave dhe standartit të jetesës.

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij, krah Zaev nuk la pa përmendur rrezikun rus. Rama tha se Rusia dihet tashmë që ka një ndikim në Ballkan. (Lexo ketu)

(f.m/f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama kryeministri i maqedonise se veriut ndikimi rus nikolla dimitrov zoran zaev edi rama kryeministri i maqedonise se veriut ndikimi rus nikolla dimitrov zoran zaev

Sondazh

Poll