Politike

Reforma Zgjedhore, zbardhen emrat e ekspertëve nga radhët e opozitës. PD ende e pavendosur për Kason

22 Janar 2020, 16:47 Nga DOSJA
Reforma Zgjedhore, zbardhen emrat e ekspertëve nga radhët e

TIRANË- Opozita e bashkuar ka caktuar sot katër ekspertët për Reformën Zgjedhore që do punojnë me Këshillin Politik për hartimin e draftit përfundimtar.

Sipas informacioenve mësohet se nga Partia Demokratike do të jetë Ivi Kaso, nga LSI-së është Muharrem Caka, nga PDIU-ja Shkëlqim Sulo dhe Arjan Madhi do përfaqësojë Partinë Republikane. 

Dosja.al mëson se për Ivi Kason ende nuk është marrë një vendim zyrtar, por besohet se ai do ta kryejë këtë rol, njesoj si në të shkuarën.

Disa ditë më parë opozita dhe maxhoranca arritën në një konsensus për Reformën Zgjedhore. Palët ranë dakord që reforma të bëhet me konsensus dhe të ‘nxirret’ nga Kuvendi, për të marrë pjesë dhe opozita jashtëparlamentare. Tryeza erdhi kur pas një takimi suprizë me aleatët, kryedemokrati Lulzim Basha doli dhe tha formalisht emrat e dy negociatorëve në dialogun me PS, pavarësisht se gjithçka ishte bërë gati më herët me ndërhyrjen e ndërkombëtarëve.

Petrit Vasili dhe Oerd Bylykbashi kanë marrë pjesë sot për herë të parë në një takim jashtë Parlamentit për miratimin e një reforme. SHBA, BE dhe OSBE kanë mbeshtetur këtë tryezë duke thënë se me bashkëpunim të vitjohet deri në fund. I kënaqur me opozitën është shfaqur dhe Rama.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ekspertet e reformes zgjedhore keshilli politik konsensusi i paleve per zgjedhoren ekspertet e reformes zgjedhore keshilli politik konsensusi i paleve per zgjedhoren

Sondazh

Poll