Politike

Franca hezitoi për negociatat/ Balla premton mbështetje për azilkërkuesit: Do të rikthehen, ne do t’i integrojmë në sho

22 Janar 2020, 12:30 Nga DOSJA
Franca hezitoi për negociatat/ Balla premton mbështetje për

ELBASAN- Ditën e sotme është hapur në Elbasan Qendra Komunitare Multidisiplinare falë mbështetjes së qeverisë Gjermane dhe Terre des homes Albania.

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla i shoqëruar nga kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja, inspektuan nga afër shërbimet që ofrohen në këtë qendër. Balla u shpreh se janë me mijëra ato familje, të cilat pasi kanë provuar emigracionin, janë rikthyer dhe është detyrim i yni t’u garantojmë një riintegrim sa më të shpejtë në shoqëri dhe në tregun e punës.

Është një projekt shumë i madh që zhvillohet në bashkëpunim me një sërë institucionesh shtetërore shqiptare. Janë me mijëra ato familje, të cilat pasi kanë provuar emigracionin, janë rikthyer dhe është detyrim i yni t’u garantojmë një riintegrim sa më të shpejtë në shoqëri, në tregun e punës si dhe një trajtim social të diferencuar për shkak të problematikave që kanë pasur nga largimi qoftë në një kohë të shkurtër apo në një kohë të gjatë. Ky projekt në fakt vjen në momentin e duhur. Arsyeja thelbësore që lidhet me një hezitim të Francës përsa i përket fillimit të bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë lidhet me faktin se në vitet 2016-2017, në ato databasen e azil kërkuesve në Francë, shqiptarët dilnin në krye të listës dhe kjo padyshim kthehet në një problematikë,, madje edhe më një abuzim për nevoja të caktuara politike të një krahu apo të një krahu tjetër në politikën francezë”, deklaroi Balla.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike elbasan kushti i frances per negociatat negociatat qendra komunitare multidisiplinare taulant balla elbasan kushti i frances per negociatat negociatat qendra komunitare multidisiplinare taulant balla

Sondazh

Poll