Politike

Merr kokainë mbi banakun e lokalit, çfarë thoshte dje kryebashkiaku i Bulqizës: Se kam parë kurrë drogën me sy, është m

22 Janar 2020, 11:45 Nga DOSJA
Merr kokainë mbi banakun e lokalit, çfarë thoshte dje

TIRANË- Publikimi i disa fotografive nga gazetari Artan Hoxha ku në fokus është një kryebashkiak socialist që konsumon kokainë, janë kthyer tashmë në një mister për mediat. Partia Demokratike akuzon kryebashkiakun Lefter Alla se është ai personi që është filmuar duke marrë kokainë, ndërkohë që vetë Alla këmbëngul që nuk është ai personi në video. Ditën e djeshme, ai pati një komunikim me Dosja.al ku mohoi në mënyrë kategorike se ishte ai kryebashkiaku që merrte kokainë në banakun e një lokali.

Jo nuk është e vërtetë. Nuk ka lidhje me emrin tim. S’ka lidhje me mua hicc droga. Se njoh as si material. E di që është turp ndoshta që e them, por nuk ka lidhje me mua kjo. Le të vazhdojë Bardhi me shantazhet e veta.”-tha Alla për Dosja.al.

Ndërkohë që sot, i pyetur sërish nga Dosja.al, Alla tha se: Nuk jam unë në video, është montazh, po më bëhet shantazh politik. 

Ditën e sotme, ashtu siç e paralajmëroi në “Opinion”, gazetari Artan Hoxha ka publikuar disa foto që sipas tij, tregojnë një kryetar bashkie të Partisë Socialiste që konsumon lëndë narkotike të llojit ‘kokainë’. Ndërkohë që Artan Hoxha nuk e ka dhënë emrin e kryebashkiakut, në media dhe rrjetet sociale, akuzohet Lefter Alla. Kjo ka sjellë edhe akuzën e Partisë Demokratike. Ish-deputeti Ervin Salianji, tha se është Kryebashkiaku Lefter Alla, ai që merr drogë.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ervin salianji kryebashkiaku merr droge lefter alla ervin salianji kryebashkiaku merr droge lefter alla

Sondazh

Poll