Politike

Gënjeshtrat e Etilda Gjonajt për regjimin 41 bis, ‘tërmeti’ i FATURAVE të LUKSIT… e pengoi të bënte detyrën?!

22 Janar 2020, 12:58 Nga DOSJA
Gënjeshtrat e Etilda Gjonajt për regjimin 41 bis,

TIRANË- Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, zgjodhi të fliste sot për regjimin 41 bis, një regjim ky i huazuar nga sistemi italian i drejtësisë, që parashikon zero kontakt me botën e jashtme për të burgosurit. Ministrja u shpreh qartësisht se ishte tërmeti i 26 nëntorit, një nga arsyet kryesore që ka shtyrë aplikimin e këtij regjimi në burgje.

Problematikat kanë qenë të mëdha dhe që nga fillimi. Në vitin 2018, ka nisur sjellja e raporteve në sistemin gjyqësor. Kemi marrë masa të tjera, kemi shtuar kontrolle. Drejtori i Burgjeve nuk do të lejojë që asnjë raport të shkojë në gjykatë e të mos informohet ministria e Drejtësisë. Me qëllim për të parandaluar çdo lloj çedimi që mund të ketë sistemi i burgjeve. Të gjitha masat e fundit e kanë treguar, edhe kryetarja e tha, që janë termometri për krimin që ndodh jashtë. Për më tepër, tani që do të aplikohet 41 bisi, që u shty edhe për shkak të tërmetit të 26 nëntorit, do të ketë një rritje të masave të shtuara për subjekte kriminale me rrezikshmëri të lartë”,-tha Gjonaj.

Por çfarë ka ndodhur?! A është kjo e vërtetë? “

Le të kthehemi pak pas në kohë… Më 29 janar 2019, ministrja Etilda Gjonaj, njoftoi se nga 30 janari i 2019-ës, në Shqipëri do të niste zbatimi i regjimit “41 bis” për 270 të dënuar me rrezikshmëri të lartë. Siç e do edhe zakoni, për ta bërë edhe më pompoze deklaratën, Gjonaj, foli krah prokurorit italian, Federico Cafiero De Raho. (LEXO KËTU DEKLARATËN E GJONAJT)

Por çfarë ndodhi nga 30 janari i 2019-ës deri më sot, kur ministrja na jep lajmin, se ishte tërmeti tragjik ai që pengoi shtetin të bëjë zap të fortët e burgjeve.

Historinë po e japim të përmbledhur në disa ngjarje kyçe që tregojnë shumë për sigurinë në burgje, por edhe për mos-aplikimin e regjimit 41 bis.

Pezullohet Drejtori i Burgut 313, Maksim Hamitaj sepse toleroi takimet e Shullazit dhe të burgosurve VIP me takime shtesë dhe favore të tjera. Të burgosurit dërgonin letra me kërkesa për të mos-ndryshuar qelitë. Drejtori Agim Ismailaj me ish-paraardhësin u përfshinë në një luftë emailesh, se kush ishte më i lidhur me të fortët, e kush i favorizonte ata më shumë. Lirimi i Gert Gjinararit, ishte këmbana e parë e alarmit që do të duhet të zgjonte insitucionet e shtetit, bashkë me vendimin për heqjen e burgimit të përjetshëm për Dritan Dajtin, por Gjonaj u mjaftua. Ministrja, që do të duhet të ushtronte kompetencat gjerësisht në çdo burg të sigurisë së lartë dhe të zakonshëm, i harroi për shkak të një skandali, që e përfshiu atë për faturat 700 euroshe që paguante për një natë në Romë. Vjeshta për Gjonajn ishte e vështirë. Ministrja iu dedikua pastrimit të imazhit të saj, e regjimi 41 bis, ngeli thjeshtë në letra. Sot, pasi na ka gënjyer për një vit rresht, ajo thotë se shkak për mos-zbatimin e ligjit ishte tërmeti. Dakord, por cili tërmet? Ai i faturave të hotelit, apo ai i nëntorit?

Çfarë është sistemi “42 bis”?

Ky sistem është vendosur për herë të parë në Itali në ’92-shin, pas problemeve që kishte vendi me kriminalitetin dhe komunikimin që të burgosurit bënin me njerëz të tjerë për të vijuar punën me drejtimin e organizatave kriminale.

Ky regjim parashikon zero kontakt me botën e jashtme, 1 orë ajrim, ndalim i përdorimit të parave nga jashtë brenda burgut, telefonata të regjistruara audio dhe video. Gjithashtu, sipas modelit Italian, këta të burgosur nuk lejohen të kenë më shumë se 1 takim në muaj me familjarët e tyre, ndërkohë që biseda është e regjistruar. Ndalohen sendet personale në qeli, ndërkohë që këta persona e kanë të ndaluar të flasin me të burgosurit e tjerë dhe të qëndrojnë më shumë se 4 persona së bashku për më shumë se dy orë në ditë.

(Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike etilda gjonaj lirimi i te burgosurve para kohe regjimi 41 bis etilda gjonaj lirimi i te burgosurve para kohe regjimi 41 bis

Sondazh

Poll