Politike

Telefoni ‘busy’/ Lefter Alla struket pas denoncimit të PD, iu ndërpret lidhjet live mediave…por ja detajet, kokainën e

22 Janar 2020, 11:58 Nga DOSJA
Telefoni ‘busy’/ Lefter Alla struket pas denoncimit të PD, iu

TIRANË- ‘Line Busy’, kjo është e vetmja përgjigjie që vjen nga numri i telefonit të kryebashkiakut Lefter Alla, pas denoncimit të Partisë Demokratike, se Alla është filmuar në pamjet e publikuara nga gazetari Artan Hoxha duke marrë kokainë në banakun e një lokali. Thuajse të gjitha televizionet kanë tentuar të kontaktojnë përmes telefonit me Allën. Pak minuta pas daljes së Salianjit, Dosja.al mundi të marrë një reagim fare të shkurtër nga Alla, dhe më pas linja u mbyll. Ndërkohë që në lidhjen me Report Tv, kryebashkiaku e ndërpreu pasi tha se nuk mund të dëgjonte. Pasi e mbylli, redaksia e provoi për të paktën 5 herë por pa rezultat…

 

Por çfarë ka ndodhur me pamjet ku është filmuar Lefter Alla?

Burime të sigurta, i konfirmuan Dosja.al se është kryebashkiaku i Bulqizës, ai që është filmuar duke marrë kokainë, duke shtuar edhe kohën dhe rrethanat e ngjarjes. Një natë pas mbylljes së numërimit të votave në Bulqizë, ku Alla u zgjodh kryetar, ai ka qenë në një lokal bashkë me miq të tij, dhe ka konsumuar kokainë për të festuar sipas mënyrës së tij “fitoren”. Atë që ligji nuk ia ndalon, por morali politik po, duket se e ka detyruar Allën të fshihet dhe të mos i hapë më askujt telefonin. Mbetet të shohim sesi do të vijojë kjo telenovelë. 

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike kryebashkiaku merr droge lefter alla zgjedhjet e 30 qershorit 2019 kryebashkiaku merr droge lefter alla zgjedhjet e 30 qershorit 2019

Sondazh

Poll