Sport

PSG “skarcon” Cavanin, kërkon me ngulm yllin e Juventusit

21 Janar 2020, 20:43 Nga DOSJA
PSG “skarcon” Cavanin, kërkon me ngulm yllin e Juventusit

Edinson Cavani është në muajt e fundit të kontratës me PSG-në dhe kërkon të mos e zgjasë më atë. Dy klubet e interesuara deri tani kanë qenë Atletico Madrid dhe West Ham, por për “El Matador” duket se gjërat mund të ndryshojnë shpesh.

PSG po kërkon një pasues të 32-vjeçarit, për të cilin kërkon rreth 20 mln euro për ta shitur në janar. Prestigjiozja “L’Equipe” shkruan se kampionët e Francës duan argjentinasin e Juventusit, Gonzalo Higuain. Ai ka shënuar 7 gola këtë sezon me “Zonjën e vjetër”.

Edhe pse Juventusi ka nevojë për përvojën e veteranit argjentinas, PSG-ja do provojë ta transferojë në kryeqytetin francez sa më shpejt dhe Cavani do ta kishte të lirë rrugën e largimit. Madje, për një kosto më pak se 20 mln euro.

M.P. / Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport cavani merkato psg cavani merkato psg

Sondazh

Poll