Politike

Numërohen 80% e votave të diasporës në Kukës, Isuf Çelaj rimerr mandatin e deputetit, 64 vota më shumë se Shkelqim Shehu

Nga numërimi i deritanishëm kandidati demokrati Isuf Çelaj ka rimarrë përkohësisht mandatin e deputetit.

17 Maj 2025, 22:38 Nga N.F
Numërohen 80% e votave të diasporës në Kukës, Isuf
Foto ilustruese

KUKËS- Në qarkun e Kukësit janë numëruar 80% të votave të diasporës. Nga numërimi i deritanishëm kandidati demokrati Isuf Çelaj ka rimarrë përkohësisht mandatin e deputetit.

Çelaj ka rimarrë mandatin me një diferencë prej 64 votash në total ndaj Shkelqim Shehut. Sipas KQZ janë numëruar 2852 nga 2917 zarfa total.

Qarku i Kukësit u fitua nga Aleanca për Shqipërinë Madhështore. ASHM ka nxjerrë nga ky qark deri tani 2 deputetë, ndërsa PS 1 deputet. Deputetët e PD-së që do të jenë në parlament deri në këto momente janë Flamur Hoxha dhe Isuf Çelaj.

Numërohen 80% e votave të diasporës në Kukës, Isuf

kukes isuf celaj

Sondazh

Poll