Aktualitet

Manastirliu viziton punimet në Agjencinë e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore: Procedurat e regjistrimit do të jenë online

22 Janar 2020, 12:18 Nga DOSJA
Manastirliu viziton punimet në Agjencinë e Barnave dhe Pajisjeve

TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka inspektuar punimet në Agjencinë e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore. Ajo ka shpjeguar se janë bërë mbi 3.000 autorizime zhdoganimi për të gjitha barnat që kryhen manualisht, të cilat tashmë do të regjistrohen në formatin online përmes portalit e-Albania.

Mësohet se çdo autorizim që ka lidhje me autorizimet e importit dhe eksportit të barnave mjekësore do të gjenden online brenda 2020. Lajmi është bërë me dije nga ministrja Manastirliu, teksa inspektoi punimet në Agjencinë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore.

Ndër të tjera ministrja ka shtuar se përveç punimeve në Agjencinë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, është planifikuar të ndërtohen edhe dy laboratorë të rinj, për kontrollin e cilësisë së barnave.

“Janë më shumë se 3 mijë autorizime zhdoganimi apo leje importi për barnat që kryhen manualisht, të cilat do të kryhen online nëpërmjet portalit e-Albania. Ky investim i rëndësishëm që është drejt përfundimit do të garantojë sigurinë e barnave dhe materialeve mjekësore, ku përveç rehabilitimit të godinës, po investojmë në ngritjen e dy laboratorëve modernë, që do të jenë të çertifikuar për kryerjen e një seri analizash që garantojnë cilësinë dhe sigurinë e barnave në vend.”-ka deklaruar Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu.

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ogerta manastirliu ogerta manastirliu

Sondazh

Poll