Aktualitet

Plagosja e çiftit në Allias/ Zbulohet spiuni që futi grabitësit në vilën Laze, dy në kërkim, Afërdita: Petriti u hodh n

22 Janar 2020, 09:21 Nga DOSJA
Plagosja e çiftit në Allias/ Zbulohet spiuni që futi

TIRANË– Dy persona janë shpallur në kërkim nga policia për grabitjen e ndodhur në Allias, mbrëmjen e të dielës, ku si pasojë u plagosën çifti Petrit dhe Afërdita Laze. Ende nuk dihen identetet e personave të shpallur në kërkim, por Dosja.al mëson se i dyshuari i parë është një fqinj i tyre i moshës 20 vjeç, banues në Allias dhe me preçedentë të mëparshëm penale. Ndërsa i dyshuari i dyttë, mësohet të jetë një nga të afërmit e familjes Laze dhe njihej me njërin nga punëtorët që çifti i biznesmenëve e kishte marrë në dyqanet e bukës. Ky i dyti dyshohet të ketë qenë pjesë e tre grabitësve të çilët para tre netësh u futën të armatosur në vilën e biznesmenëve në Allias de se informacionet për hyrjen në banesë mund t’i ketë marrë nga i njohuri i tij që punonte në biznesin e çiftit Laze. Gjithashtu, burime nga grupi hetimor bëjnë me dije për Dosja.al se gjithsej kanë qenë tre persona që kanë kryer grabitjen. Dy prej tyre janë futur në banesë, ndërsa tjetri ka qëndruar duke i pritur në makinë, në mënyrë që të largoheshin me shpejtësi.

Dosja.al ka zbardhur gjithashtu edhe dëshmitë e çiftit Petrit dhe Afërdita Laze, të cilët kanë deklaruar se çfarë kanë parë me sy natën e tmerrit. 

Tre ditë më parë në rrugën “Njazi Meka”, në zonën e njohur si Allias në Tiranë, çifti, Petrit dhe Afërdita Laze  u plagosën nga dy persona teksa ndodheshin brenda banesës së tyre. Autorët hynë në banesë për të grabitur dhe pas përballjes me familjarët qëlluan me armë. Gjendja e 61-vjeçarit që mori një plumb në bark, pas daljes nga ndërhyrja kirurgjikale është stabilizuar. Po ashtu edhe e gruas së tij, që ka një plagë në kofshë nga të shtënat e njërit prej autorëve të grabitjes. Çifti me origjinë nga Skrapari, prej 1994 ishin zhvendosur në Tiranë, në Allias. Ata kanë disa biznese në kryeqytet, ku zotërojnë disa furra buke.

j.v/f.m/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aferdita laze petrit laze plagosen burre e grua ne allias aferdita laze petrit laze plagosen burre e grua ne allias

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Janar 2020, 08:59

TIRANË– “Koronarvirusi” i ngjashëm me virusin “SARS” është përhapur shumë në të gjithë Kinën ku deri më tani u ka marrë jetën 4 njerëzve ndërsa ditën e dje...