Aktualitet

“S’kemi nevojë për ulje tek dyqani i Noizyt”/ Studenti paralajmëron përshkallëzim proteste: Ne vrasim me penë, s’j

22 Janar 2020, 09:42 Nga DOSJA
“S’kemi nevojë për ulje tek dyqani i Noizyt”/

TIRANË- Studentët i janë rikthyer ditën e sotme protestave, ashtu siç kishin paralajmëruar edhe më herët. Një student i Filologjikut u shpreh se ata nuk kanë nevojë për kartën e studentit, ku të mundësohen ulje për në dyqane luksi. Ai theksoi se studentët kanë nevojë për mensa sociale, jo për pushime jashtë vendit. Studenti tha se do të ketë një përshkallëzim të protestës, por në mënyrë paqësore.

“Fakulteti i Filologjikut ka bojkotuar mësimin. Janë vetëm disa student po bëjnë mësim dhe po presim të na bashkohen studentët e juridikut dhe pedagogët. Ne nuk kemi nevojë për ulje tek dyqani I Noizyt. Ne nuk kimi nevojë për pushime në Dubai. Karta e studentit janë vetëm për luksin, studentët si unë nuk kanë nevojë për këto, as për argjendari. Ne kemi nevojë për mensa sociale”, u shpreh studenti.

Si do të jetë axhenda?

Kjo nuk është organizim nga lart, Ne jem shumë të indinjuar, Protestat do të vazhdojë në mënyrë paqësore. Ne nuk jemi shpellarë, as nuk vrasim njerëz, vrasim me penë.

Do keni të njëjtat pritshmëri? 

Ne do të kemi më shumë pritshmëri. Nuk ka asnjë arritje. Nuk kemi një axhendë të planifikuar. Është diçka spontane. Nuk ka organizator.

Një tjetër studente thotë se nuk do të dorëzohet deri në zgjidhjen e problemeve.

“Asnjë pika e paktit nuk u përmbajt. Ne kemi ardhur për të drejtat tona, tarifat u shtuan, në konvikt asgjë nuk ka në rregull. Shpresojmë të na mbështetin të gjithë. Disa nga problemet janë tarifat e larta, bursat, që tani duhet të kesh dy prindër invalid që të marrësh bursë. Nuk e dimë çfarë do bëhet me ne, do jemi në protestë derisa të marrin zgjidhje problemet tona. Kam ardhur këtu dhe nuk do të dorëzohem. Pedagogët na kanë mbështetur, ndërsa studentët i ndalon frika”,  u shpreh studentja.

Ditën e sotme studentët iu rikthyen protestave. Ata paralajmëruan përshkallëzim t╒ protestave, por në mënyrë paqësore. Studentët do të kërkojnë shfuqizimin e ligjit të arsimit të lartë nga parlamenti. Ata kërkojnë plotësimin e pikave të Paktit për Universitetin, si dhe përmirësimin e kushteve të konvikteve. Karta e studentit, sipas tyre nuk iu shërben për asgjë.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet protesta e studenteve 22 janar 2020 studentet braktisin mesimin studentet iu rikthehen protestave protesta e studenteve 22 janar 2020 studentet braktisin mesimin studentet iu rikthehen protestave

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Janar 2020, 08:59

TIRANË– “Koronarvirusi” i ngjashëm me virusin “SARS” është përhapur shumë në të gjithë Kinën ku deri më tani u ka marrë jetën 4 njerëzve ndërsa ditën e dje...