16 Maj 2025, 20:53
Nga N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- Bashkimi Evropian ka thënë të premten se veprimet e ditëve të fundit të autoriteteve të Kosovës për mbylljen e institucioneve paralele serbe në veri të vendit, rrezikojnë përshkallëzimin e tensioneve dhe dëmtojnë imazhin e Kosovës në botë. Blloku evropian reagoi pak orë pasi Policia e Kosovës e mori në kontroll të premten një ndërtesë që përdorej nga Shërbimi Nacional për Punësim, i cili funksionon në kuadër të sistemit të Serbisë.
Aksioni i së premtes ishte pjesë e një sërë veprimesh të ndërmarra ditët e fundit, gjatë të cilave autoritetet e Kosovës kanë marrë nën kontroll ambientet e Ndërmarrjes Publike Komunale “Ujësjellësi Ibër”, të palestrës sportive, muzeut të qytetit dhe të disa institucioneve të tjera që funksionojnë në sistemin e Serbisë.
Autoritetet zyrtare të Prishtinës i cilësojnë ato si struktura paralele dhe të paligjshme. BE-ja i bëri thirrje kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, ta ndalë mbylljen e institucioneve paralele serbe në veriun e banuar me shumicë serbe, të tregojnë përmbajtje dhe të shmangë masa që mund të çojnë në përshkallëzim.
“Jemi veçanërisht të shqetësuar për operacionet ndaj kompanisë ‘Vodovod Ibar’ në Mitrovicën e Veriut dhe ndaj impiantit të furnizimit me ujë dhe ndërmarrjes publike në Zubin Potok, të cilat ofrojnë shërbime publike themelore për komunitetet që jetojnë në pjesën veriore të Kosovës”, thuhet në reagim.
BE-ja tha se veprimet “e njëanshme dhe të pakoordinuara” minojnë përpjekjet për ndërtimin e besimit ndërmjet komuniteteve.
Ajo kërkoi nga Kosova dhe Serbia të angazhohen në mënyrë “konstruktive” në dialogun e lehtësuar nga blloku për zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit dhe Aneksin e Zbatimit nga viti 2023, si dhe marrëveshjet e tjera të arritura në kuadër të këtij dialogu, “pa vonesa apo kushte të mëtejshme”.
“Kjo përfshin edhe themelimin e Asociacionit/Komunitetit të Komunave me Shumicë Serbe. Normalizimi i marrëdhënieve është një kusht thelbësor në rrugën evropiane për të dyja palët”, thuhet në njoftim./ REL
be kosova
Politike
16 Maj 2025, 20:38
N.F
Meloni dhe Rama
TIRANË- Një shtrëngim duarsh zyrtar dhe një foto zyrtare nuk mjaftuan. Ndërsa kryeministrja italiane, Giorgia Melo...
Politike
16 Maj 2025, 20:21
N.F
Frederiksen dhe Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama teksa po fliste në konferencën e përbashkët me homologen e tij daneze, Mette Fr...
Politike
16 Maj 2025, 20:22
E. D
Edi Rama dhe Emmanuel Macron
TIRANË- Kryeministri Edi Rama dhe presidenti francez, Emanuel Macron, në mbarim të Samitit të Komunitetit ...
Politike
16 Maj 2025, 19:38
E. D
tedi mula
TIRANË- Kandidati i Partisë Socialdemokrate (PSD) për deputet në qarkun e Tiranës, ka falenderuar të gjithë q...
Politike
16 Maj 2025, 19:26
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Kryeminstrja e Danimarkës, Mette Frederiksen gjatë fjalës së saj në konferencë me kryeminis...
Politike
16 Maj 2025, 19:24
N.F
Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij foli në lidhje me procesin e zgjerimit të BE-së. Ai theksoi se sa...
Politike
16 Maj 2025, 19:20
N.F
Frederiksen
TIRANË-Kryeminstrja e Danimarkës, Mette Frederiksen teksa iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve bëri me dije se gjat...
Politike
16 Maj 2025, 19:18
N.F
Rama
TIRANË- Kryemininistri Edi Rama gjatë fjalës së tij në konferencë për mediat me homologen e tij, Mette Frederiksen ...
Politike
16 Maj 2025, 19:09
N.F
Mette Frederiksen
TIRANË- Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen gjatë fjalës së saj në konferencën e pë...
Politike
16 Maj 2025, 19:06
N.F
Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë konferëncës së përbashkët me homologen e tij, Mette Frederiksen u pyet n&e...