Politike

"Nuk jam socialiste", kryeministrja e Danimarkës nxjerr blof Ramën gjatë konferencës për shtyp (VIDEO)

Pas fjalës së Ramës, Frederiksen e korrigjon homologun e saj duke i thënë se nuk është socialiste. Më pas aty zhvillohet një bisede teksa Rama e pyet 'nuk jeni socialiste'.

16 Maj 2025, 20:21 Nga N.F
"Nuk jam socialiste", kryeministrja e Danimarkës nxjerr blof
Frederiksen dhe Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama teksa po fliste në konferencën e përbashkët me homologen e tij daneze, Mette Frederiksen u shpreh se të dy ata janë socialistë. Rama shtoi mund të mos jenë socialistët më të mirë por fitojnë zgjedhjet. 

Pas fjalës së Ramës, Frederiksen e korrigjon homologun e saj duke i thënë se nuk është socialiste. Më pas aty zhvillohet një bisede teksa Rama e pyet 'nuk jeni socialiste'. Frederiksen e rithekson se ajo është socialdemokrate dhe në një situatë të tillë ajo buzëqesh për të kaluar në temë tjetër. 

Pjesë nga biseda:

Rama: Ky është mendimi im por nuk ka asnjë kontradiktë këtu. Edhe sic e tha Mette jemi shumë socialitë, edhe ndoshta nuk jemi socialistët më të mirët se fitojmë zgjedhjet shumë. por ky është këndvështrimi im.

Frederisken: Nuk jam socialiste, por gjithsesi.

Rama: Nuk jeni socialiste? Çfarë do të thotë kjo?

Frederiksen: Jam socialdemokrate.

Rama: Ja e shihni, jam socialdemokrate

r mette frederiksen

Sondazh

Poll