Politike

Rama: Nuk u martuam sot! Shqipëria po ecën shumë mirë, por me këta duhet të arrish rezultate shumë të mira çdo ditë

Ai theksoi se samiti i sotëm nuk është format që ka të bëjë me zgjerimin e BE apo procesin e anëtarësimit. Ai theksoi se procesi i anëtarësimit është i bazuar në meritë.

16 Maj 2025, 19:24 Nga N.F
Rama: Nuk u martuam sot! Shqipëria po ecën shumë mirë, por
Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij foli në lidhje me procesin e zgjerimit të BE-së. Ai theksoi se samiti i sotëm nuk është format që ka të bëjë me zgjerimin e BE apo procesin e anëtarësimit. Ai theksoi se procesi i anëtarësimit është i bazuar në meritë.

Rama e cilësoi si fantastik këtë moment për zgjerimin e BE-së teksa theksoi se Shqipëria po ecën shumë mirë. Ai shtoi se drejt  rrugëtimit në BE duhet të arrihen rezultate të mira çdo ditë.

"Ky format nuk ka të bëjë me zgjerimin e BE apo procesin e anëtarësimit. Por ju dëgjuat president e KiE që shpjegoi se ku jemi, çfarë duhet të bëjmë dhe çfarë është gati të bëjë BE. Por ne duhet të bëjmë atë që na takon dhe më pas t’u kërkojmë atyre atë që u takon çfarë u takon të bëjnë. Është e bazuar në meritë dhe mbështetet në procesin që është i mirëpërcaktuar në një një metodologji të qarte me grupkapituj që ndjekin njëri-tjetrin.

Kemi një sfidë në tryezë, një axhendë mjaft ambicioze për të përmbyllur negociatat brenda 2027. Mendojmë që mund ta bëjmë dhe KiE është krah nesh për të na ndihmuar, shtetet anëtare janë për të na vëzhguar dhe siguruar që gjithçka mbështetet në rezultate. Por ky moment në kohë është fantastik për zgjerimin, për bashkimin e Evropës dhe duhet të përfitojmë nga ky momente që të shkojmë më tej. I lumtur që ka një ndjesi të përgjithshme që Shqipëria po ecën shumë mirë, por me këta duhet të arrish rezultate shumë të mira çdo ditë. Duhet ta bëjmë çdo ditë dhe jemi përkushtuar që ta bëjmë një gjë të tillë," tha ai.

edi rama

Sondazh

Poll