Politike

“Pse duhej pritur të vinte Trump që të diskutohej paqja?" Rama: Duhet të bëjmë detyrat për të mbrojtur territorin!

Ai shtoi se Evropa gjithashtu duhet të investojë për mbrojtjen.

16 Maj 2025, 19:18 Nga N.F
“Pse duhej pritur të vinte Trump që të diskutohej
Rama

TIRANË- Kryemininistri Edi Rama gjatë fjalës së tij në konferencë për mediat me homologen e tij, Mette Frederiksen u shpreh se Europa duhet të bëjë më shumë për mbrojtjen e saj. Ai shtoi se Evropa gjithashtu duhet të investojë për mbrojtjen.

Sipas tij duhet të bëhet detyrat për të mbrojtur territorin. Rama shtoi se gjatë samitit fjala e tij ishte për Europën ideale që nuk duhet ta humbim nga sytë.

“Pse duhej pritur Donald Trump të vinte dhe të merrte në konsideratë armëpushimin dhe paqen?”, pyeti Rama, duke kritikuar mungesën e përpjekjeve të mjaftueshme diplomatike nga ana e Europës. Ai nënvizoi se Bashkimi Europian lindi nga një ëndërr e përbashkët paqeje që bëri të mundur që armiqtë e dikurshëm të bëheshin aleatë, dhe ky shpirt nuk duhet humbur.

"Mbështes plotësisht idenë që Europa duhet të bëjë më shumë kur vjen fjala për mbrojtjen e saj, kur vjen fjala për të investuar në kapacitetet e saj të vetëmbrojtjes, kjo është afërmendsh. Por nga ana tjetër unë besoj se kjo është njëra anë e medaljes, ana tjetër lidhet me emrin e vetë Europës. Europa ka qenë gjithmonë përfaqësuese e disa gjërave që të tjerët i kanë patur zili dhe mes tyre është aftësia për të parashikuar paqe të përhershme, për ta projektuar atë dhe kapaciteti për të shtyrë në kërkim të paqes edhe të pamundur.

Vetë BE është produkt praktikisht i një ëndrre fëmije të cilën ndoshta askush nuk do ta besonte por ja që ndodhi. Armiqtë për vdekje u bënë aleatë strategjikë. Ndaj besoj që po, na duhet t’i bëjmë të gjitha ato për të cilat ëështë folur për mbrojtjen por të mos harrojmë që na duhet edhe një shpirt që të mbrojmë jo vetëm territorin, por edhe një të ardhme që duhet ta ndërtojmë. Kjo nënkupton që duhet të punojmë në të dyja drejtimet.

Natyrisht ka edhe një pikëpyetje, një pyetje që duhet ta bëjmë… Pse duhej pritur Donald Trump të vinte dhe të merrte në konsideratë armëpushimin dhe paqen? Sepse ne ishim shumë të përkushtuar dhe të apasionuar pas një kauze të drejtë e të duhur, por humbëm ca terren kur vjen fjala për diplomacinë. Për këtë ishte fjala ime, ishte për Europën ideale që nuk duhet ta humbasim nga sytë, se nëse e humbim nga sytë atëhere humbasim diçka që i bën territoret tona më pak me vlerë për t’u mbrojtur." tha ai.

edi rama

Sondazh

Poll