Politike

"Mund të zgjerohemi por ky proces duhet të varet nga meritokracia," Frederiksen: Disa vende kanë bërë punë vërtet të mirë!

Ajo u shpreh se procesi i zgjerimit duhet të vazhdojë.

16 Maj 2025, 19:26 Nga N.F
"Mund të zgjerohemi por ky proces duhet të varet nga
Foto ilustruese

TIRANË- Kryeminstrja e Danimarkës, Mette Frederiksen gjatë fjalës së saj në konferencë me kryeministrin Edi Rama ka folur në lidhje me zgjerimin e BE-së. Ajo u shpreh se procesi i zgjerimit duhet të vazhdojë.

Sipas saj shumë vende kanë bërë punë të mirë. Frederiksen theksoi se vendet e Evropës duhet të jenë bashkë dhe se procesi i zgjerimit të varet nga meritokracia.

"Shpresoj se po ecim përpara dhe që të gjithë ne kuptojmë se kjo është detyrë e rëndësishme që dmth se procesi i zgjerimit duhet të vazhdojë. Disa vende kanë bërë punë vërtet të mirë. Nga këndshtrimi evropian duhet të jemi bashkë. Mund të zgjerohemi por ky proces duhet të varet nga meritokracia. Shpresoj shumë që gjatë presidencës tonë të marrim disa hapa të tjerë. Nuk ishte pjesë e rendit të ditës por të gjithë e kuptojnë se sa e rëndësishme është kjo çështje," tha ajo.

frederiksen

Sondazh

Poll