Politike

Rama dhe Macron vizitojnë Piramidën/ Inaugurojnë shkollën franceze të kodimit 'Ecole 42'! Firmoset dhe marrëveshja e inovacionit Shqipëri-Francë

Presidenti Macron është njohur me projektin, qëllimin e tij, teksa ka biseduar nga afër me drejtuesit e shkollës dhe me studentët e tinj, duke mësuar edhe përshtypjet e tyre.

16 Maj 2025, 20:22 Nga E. D
Rama dhe Macron vizitojnë Piramidën/ Inaugurojnë shkollën
Edi Rama dhe Emmanuel Macron

TIRANË- Kryeministri Edi Rama dhe presidenti francez, Emanuel Macron, në mbarim të Samitit të Komunitetit Politik të Europës, kanë zhvilluar në mbrëmje edhe një vizitë te Piramida e Tiranës. Rama e shoqëroi presidentin francez në ambientet e brendshme dhe në hapësirën e shkollës franceze.

Presidenti Macron është njohur me projektin, qëllimin e tij, teksa ka biseduar nga afër me drejtuesit e shkollës dhe me studentët e tinj, duke mësuar edhe përshtypjet e tyre. Pasi u takua me të gjithë studentët, presidenti francez kërkoi edhe realizimin e një fotografie të përbashkët kortezie dhe falenderimi, duke i përgëzuar për punën e deritanishme dhe uruar suksese të mëtejshme në këtë projekt.

Marrëveshja e bashkëpunimit mes dy vendeve, e nënshkruar në fund nga dy ministrat përfaqësues, Blendi Gonxhja për Shqipërinë, si ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe ministrja e deleguar franceze për Inteligjencën dhe Teknologjinë. Ata nënshkruan së bashku “marrëveshjen e bashkëpunimit për inovacionin” mes dy shteteve respektive Francë-Shqipëri.

“Për ti dhënë dritën jeshile “Ecole 42”, shkollës prestigjioze franceze të kodimit, e pranishme në 31 shtete, e tashmë edhe në Shqipëri, si një strukturë e dedikuar drejt botës së teknologjisë”, shkruan Rama në llogarinë e tij në Facebook.

edi rama emmanuel macron

Sondazh

Poll