Politike

Rama: Europa duhet të mbrojë dhe shpirtin dhe jo vetëm territorin

Ndër të tjera kryeministri Rama theksoi se Bashkimi Europian është produkt i një ëndrre fëmijë.

16 Maj 2025, 18:59 Nga DOSJA
Rama: Europa duhet të mbrojë dhe shpirtin dhe jo vetëm territorin
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një konferencë të përbashkët më kryeministren e Danimarkës, Mette Frederiksen. Gjatë fjalës së tij rama u shpreh se Europa duhet të mbrojë dhe shpirtin dhe jo vetëm territorin. Ndër të tjera kryeministri Rama theksoi se Bashkimi Europian është produkt i një ëndrre fëmijë.

Rama: Ka thjesht të bëjë me theksin. Mbështes idenë se Europa duhet të bëjë më shumë për mbrotjen e saj dhe rritjen e kapaciteve të vetëmbrotjes. Unë besoj po ashtu se kjo është një anë e medaljes. Nga ana tjetër besoj se lidhet me vetë emrin e Europës, e cila ka qenë përfaqësuese e gjërave që të tjerët i kishin zili.

Bashkimi Europian është produkt i një ëndrre fëmijë. Të cilën askush sdo ta besontë por ja që ndodhi. Besoj që po na duhet ti bëjmë të gjitha ato që është folur për mbrotjen, por të mos harrojmë se na duhet të mbrojme dhe shpirtin dhe jo vetëm territorin. Ka dhe një pyetje. Pse duhej pritur Donald Trump që të merrte në kosideratë armëpushimin? Sepse në ishim përqendruar pas një kauzë shumë të drejtë.

edi rama

Sondazh

Poll