Politike

Përfundon protesta e opozitës për mbrojtjen e votës së lirë

Kjo protestë vjen pas rezultateve të zgjedhjeve të 11 majit teksa opozita akuzon qeverinë se ka manipuluar dhe vjedhur votat e shqiptarëve. 

16 Maj 2025, 18:46 Nga DOSJA
Përfundon protesta e opozitës për mbrojtjen e votës së
pamje nga protesta

TIRANË- Ka përfunduar protesta e opozitës, e cila u zhvillua në bulevardin "Zogu i Parë" në kryeqytet për mbrojtjen e votës së lirë. Qytetarë të shumtë u mbledhën teksa një zëri brohoritën: Duam votat tona.

Kjo protestë vjen pas rezultateve të zgjedhjeve të 11 majit teksa opozita akuzon qeverinë se ka manipuluar dhe vjedhur votat e shqiptarëve. Në protestë morën pjesë disa nga figurat e Partisë Demokratike dhe opozitës, mes tyre Belind Këlliçi.

Më pas edhe Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha iu është bashkuar qytetarëve në protestën që PD ka organizuar në bulevardin "Zogu i Parë".

protetsa e opozitës

Sondazh

Poll