Politike

Rama konferencë me kryeministren e Danimarkës: Dita ka qenë e frytshme me një sërë tematikash, diskutuam për investime në inovacion

Gjatë fjalës së tij, Rama tha se sot u zhvillua një diskutim i rëndësishëm për një Europë të re. 

16 Maj 2025, 18:49 Nga r.ll
Rama konferencë me kryeministren e Danimarkës: Dita ka qenë e
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një konferencë të përbashkët më kryeministren e Danimarkës, Mette Frederiksen. Gjatë fjalës së tij, Rama tha se sot u zhvillua një diskutim i rëndësishëm për një Europë të re. 

Ai e cilësoi ditën e sotme si të frytshme me diskutime të një sërë tematikash. Gjithashtu u shpreh se u diskutua për të investuar më shumë në inovacion.

"U zhvillua një diskutim i rëndësishëm për një Europë të re në një botë të re. Kam kënaqësi që sot në Tiranë kemi një përkushtim të ripërtëritur ndaj kontinentit tonë. Dhe për ti mbajtu fort vlerat dhe parimet që udhëheqin shoqëritë tona. Ndërkohë diskutuam edhe si do të ecim më tej, për të investuar më shumë në inovacion dhe në ato fusha që i përkasin këtij komuniteti politik. Dita ka qene e frytshme me një sërë temash diskutimi.", tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll