Politike

Media greke komenton "dashurinë" e Ramës për Melonin" Kryeministri ulet në gjunjë për të mirëpritur udhëheqësen e Italisë!

Mesditën e sotme Rama priti një për një të 47 liderët europianë të cilët vizituan kryeqytetin tonë në kuadër të Samitit të gjashtë të Komunitetit Politik Europian. Pritja u mbajt jashtë, por në shi, duke bërë që shumë njerëz të vunë re atletet e Edi Ramës, të cilat, sipas vëzhguesve, do të ishin protagoniste në lajmet jopolitike.

16 Maj 2025, 18:35 Nga E. D
Media greke komenton "dashurinë" e Ramës për
Edi Rama dhe Giorgia Melonin

TIRANË- Gazeta greke “Protothema”, ka komentuar "dashurinë" e Kryeministrit Edi Rama për Kryeministren e Italisë Giorgia Melonin. Protothema shkruan se pritja e kryeministrit shqiptar Edi Rama ndaj homologes së tij italiane Giorgia Meloni ishte spektakolare, me të që u gjunjëzua në tapetin e kuq.

Mesditën e sotme Rama priti një për një të 47 liderët europianë të cilët vizituan kryeqytetin tonë në kuadër të Samitit të gjashtë të Komunitetit Politik Europian. Pritja u mbajt jashtë, por në shi, duke bërë që shumë njerëz të vunë re atletet e Edi Ramës, të cilat, sipas vëzhguesve, do të ishin protagoniste në lajmet jopolitike.

Megjithatë, Kryeministri shqiptar ndoshta kishte një mendim tjetër. Georgia Meloni doli nga makina e tij dhe eci në tapetin e kuq për ta takuar. Pastaj, Edi Rama hoqi çadrën dhe u gjunjëzua para saj.

Më tej gazeta greke shkruan se bbetet e panjohur se çfarë ndjeu në të vërtetë Georgia Meloni, ndërsa përdori humorin e saj, “Edi ndalo...Po e bën këtë që të jetë i gjatë sa unë”.

Një tjetër detaj i cili është komentuar nga media greke është dhe ylli në atletet e kryeministrit Rama.

“Pritja u mbajt jashtë, por në shi, duke bërë që shumë njerëz vunë re atletet e Edi Ramës, të cilat, sipas vëzhguesve, do të ishin protagoniste në lajmet jopolitike”, thuhet më tej në artikull e “Protothemës”.

edi rama giorgia melonin

Sondazh

Poll