Politike

A do japë Berisha dorëheqjen? Noka- gazetarëve: Për ju që merrni instruksione te Fuga kam një përgjigje! Do japë dorëheqjen vetëm kur në Shqipëri të ketë zgjedhje të lira

Gjatë fjalës së tij Noka u përplas me gazetarët, pasi këta të fundit e pyetën a do japë dorëheqjen Sali Berisha pas rezultatit të 11 majit. Por, Noka u përgjigj me tone të ashpra duke u thënë se Berisha do japë dorëheqjen vetëm kur në Shqipëri të ketë zgjedhje të lira.

16 Maj 2025, 18:26 Nga E. D
A do japë Berisha dorëheqjen? Noka- gazetarëve: Për ju
Flamur Noka

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka ishte i pranishëm në protestën e mbajtur nga opozita këtë të premte, për mbrojtjen e votës së lirë. Gjatë fjalës së tij Noka u përplas me gazetarët, pasi këta të fundit e pyetën a do japë dorëheqjen Sali Berisha pas rezultatit të 11 majit. Por, Noka u përgjigj me tone të ashpra duke u thënë se Berisha do japë dorëheqjen vetëm kur në Shqipëri të ketë zgjedhje të lira.

Gjithashtu Noka theksoi se PD dhe opozita është përfaqësuesja e vullnetit të shqiptarëve. Ai theksoi se një masakër zgjedhore si ajo e 11 majit nuk do njihet kurrë nga PD dhe opozita. Ndër të tjera Noka tha se OSBE-ODIHR vuri në dukje që në Shqipëri ka patur një masakër zgjedhore. 

"Për të gjithë ju që merrni instruksione te Fuga, kam një përgjigje: Statuti është zbatuar dhe do të zbatohet nga Partia Demokratike me përpikmërinë më të madhe në momentin që në Shqipëri të ketë zgjedhje të lira, çdokush brenda nesh do të mbajë përgjegjësi. 

Një masakër zgjedhore si ajo e 11 majit nuk do njihet kurrë nga PD dhe opozita. OSBE-ODIHR vuri në dukje që në Shqipëri ka patur një masakër zgjedhore, përdorimi i administratës, i bandave kriminale ishin ata që ndikuan në tjetërsimin e votës së Shqiptarëve. A mund të pranohet kjo, kurrën e kurrës.

PD dhe opozita është përfaqësuesja e vullnetit të shqiptarëve. Faktori ndërkombëtar e vuri gishtin mbi plagët, krimi, korrupsioni, patronazhimi, keqpërdorimi i administratës. A nuk u ble vota me 100 euro, vendimi për faljen e gjobave a nuk është blerje vote. Krimi i organizuar a ka ndikuar në tjetërsimin e rezultatit. A doni prova? Unë kisha informacione që në Vorë po votonin banditët në vend të qytetarëve", tha Noka. 

flamur noka protesta e opozites

Sondazh

Poll