Politike

"Përdorim total i shteti dhe krimit," Bylykbashi nga protesta: Ky sistem zgjedhor duhet patjetër të ndryshojë!

Bylykbashi tha sot liderët evropianë janë dëshmitarë të protestës së opozitës për krimin elektoral.

16 Maj 2025, 17:47 Nga N.F
"Përdorim total i shteti dhe krimit," Bylykbashi nga protesta: Ky
Bylykbashi

TIRANË- Nënkryetari i PD, Oerd Bylykbashi gjatë fjalës së tij para mediave nga protesta u shpreh se zgjedhjet e 11 majit nuk kanë arritur standartet demokratike. Ai u shpreh se rezultatet e zgjedhjeve janë përdorim total i shtetit dhe krimit.

Bylykbashi tha sot liderët evropianë janë dëshmitarë të protestës së opozitës për krimin elektoral. Sipas tij ky sistem duhej ndryshuar. Ai theksoi se asnjë sistem zgjedhor se përballon dot këtë vrull të parasë kriminale, të bashkimit të shtetit me krimin. 

"rdorim total i shteti dhe krimit. Mjafton të ndjekësh votën e një kandidati për të gjetur krimin. Ndiq kandidatin pë rtë gjetur krimin, për të kuptuar mesazhin. Në Durrës bënë çmos për të arrit  9 mandate me krimin, por nuk ia arritën. Në qarqet e tjera e bënë, me dhunë,  me intimidim. Janë zgjedhje që vetëm standardet demokratike nuk janë arritur.

Sot për fat liderët evropianë janë dëshmitarë të protestës së opozitës për krimin elektoral. Janë shpartalluar zgjedhjet dhe konceptet e zgjedhjeve. Do të çojë në përkeqësim të vazhdueshëm, ky sistem zgjedhor duhet patjetër të ndryshojë. Pas ndryshimeve të njëanshme të 2020, nuk garanton më të drejtën e votës së qytetarit.

Asnjë sistem zgjedhor se përballon dot këtë vrull të parasë kriminale, të bashkimit të shtetit me krimin. Asnjë ligj s’është bërë për mbrojtjen e votës përballë këtij krimi. Ky sistem duhej ndryshuar. PS refuzoi ta bënte. Gatoi çorbën me kërpëratën në parlament. Problemet që po evidentohen janë prova të mjaftueshme për t’u ndryshuar ky sistem zgjedhor. S’mundet asnjë rast që ligji të zëvendësojë vullnetin politik, për të bërë zgjedhje të ndershme apo për t’i bërë zgjedhjet bashkë me krimin," tha ai.

bylykbashi

Sondazh

Poll