Politike

"Bandat kriminale tjetërsuan votat e shqiptarëve"/ Noka nga protesta: Pensionistëve ju ble vota me 100 euro

Gjatë fjalës së tij Noka tha se zgjedhjet e mbajtura më 11 maj janë vjedhur e për këtë vjedhje sipas tij janë përdorur administrata dhe bandat kriminale.

16 Maj 2025, 17:42 Nga E. D
"Bandat kriminale tjetërsuan votat e shqiptarëve"/ Noka nga
Flamur Noka

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka ishte i pranishëm në protestën e mbajtur nga opozita këtë të premte, për mbrojtjen e votës së lirë. Gjatë fjalës së tij Noka tha se zgjedhjet e mbajtura më 11 maj janë vjedhur e për këtë vjedhje sipas tij janë përdorur administrata dhe bandat kriminale.

“Përdorimi i administratës dhe bandave kriminale, ishin faktori që ndikuan në tjetërsimin e votës shqiptare. A mund të pranohet kjo? Kurrën e kurrës! Partia Demokratike dhe opozita është përfaqësuesja e vullnetit të shqiptarëve. Faktori ndërkombëtar e vuri gishtin mbi plagë. Pensionistëve ju ble vota me 100 euro”, tha Noka.

flamur noka

Sondazh

Poll